Nëntori, muaji i lavdisë kombëtare na kujton ngjarjet më të mëdha historike! (VIDEO)

1. 28 nëntor 1443 – Kthimi i Gjergj (Gjon) Kastriotit- Skënderbeut në Krujë.

2. 28 nëntor 1793 – Në qytetin e Shkodrës dhe atë të Lezhës filloi kryengritja kundër Ushtrisë së Perandorisë Osmane.

3. 28 nëntor 1882 – Datëlindja e Poetit dhe Diplomatit Ali Asllanit.

4. 28 nëntor 1912 – Mbajtja e Kuvendit të Vlorës.

5. 28 nëntor 1912 – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

6. 28 nëntor 1912 – Qëndisja e Flamurit Kombëtar Shqiptar nga Marigo Pisio (Marigona).

7. 28 nëntor 1912 – Ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Qytetin e Vlorës (Aulon).

8. 28 nëntor 1932 – Me vendimin e Qeverisë Mbretërore, trupi i pajetë i Ismail Qemailit u soll në qytetin e Vlorës.

9. 28 Nëntor 1932 – Vendosja e Skulpturës së Ismail Bej Qemailit në kopshtin e Kuvendit të Vlorës të punuar nga skulptorit i njohur Odhise Paskali.

10. 28 nëntor 1932 – Dhurimi i Flamurit Kombëtar Shqiptar në Muzeun Kombëtar të Mbretësisë së Shqipërisë nga Ethem Bej Vlora.

11. 28 nëntor 1945 – Ngritja e Flamurit Kombëtar në qytetin e Preshevës nga Xheladin Kurbaliu.

12. 28 nëntor 1955 – Lindja e Komandatit “Legjendar” Adem Jasharit.

13. 28 nëntor 1959 – Ngritja e Statujës së Parë të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qytetin e Krujës e punuar nga Skulptori Janaq Paço.

14. 28 nëntor 1968 – Ngritja e Monumentit të Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut në qytetin e Tiranës.

15. 28 nëntor 1968 – Burgosja e studentëve të Kosovës nga Forcat Policore Jugosllave.

16. 28 nëntor 1969 – Lejimi i përdorimit të simbolit kombëtar për herë të parë në Kosovë.

17. 28 nëntor 1981 – Burgosja e studentëve në Kosovë.

18. 28 nëntor 1982 – Prodhimi i Filmit “Nëntori i Dytë”, nga Viktor Gjika për hirë të 70 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

19. 28 nëntor 1989 – Burgosjet dhe maltretimet psiqike dhe fizike në Burgjet e Kosovës nga forcat policore.

20. 28 nëntor 1997 – Paraqitja publike për herë të parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

21. 28 nëntor 1997 – Paraqitja publike e Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Hajradinit në Fshatin Laushë të Skënderajit.

22. 28 nëntor 1998 – Mbatja e Referedumit Mbarëpopullorë në Republikën e Shqipërisë.

23. 28 nëntor 1998 – Miratimi i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.

24. 28 nëntor 2001 – Ngritja e Monumentit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë.

25. 28 nëntor 2006 – Ngritja e Monumentit të heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Shkup.