Njoftim nga Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu! 22/9/22
“Për qytetarët e Komunës së Bujanocit, grumbullimi fillon nga 11:30 deri ora 12:00 tek qendra e qytetit, pastaj në mënyrë të organizuar nisemi për në Preshevë.
Nga Medvegja nisja për Preshevë bëhet në ora 09:30, nga zyra e KKSH-së.
I bëjmë thirrje kafiterive dhe lokaleve të Preshevës që gjatë kohës së marshit t’i mbyllin e t’i bashkohen marshit.
Nesër të gjithë bashkë protestojmë për Identitet dhe Dinjitet!
Për të tashmën dhe të ardhmën tonë!”
TË MARSHOJMË PËR BARAZI DHE DREJTËSI MË 23 SHTATOR NË PRESHEVË
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar të premten se protestat e shqiptarëve kundër diskriminimit, shtypjes dhe dhunës do të vazhdojnë. Ai ka thënë se protesta e radhës do të mbahet më 23 shtator në Preshevë.
“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi. Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Zgjidhja e problemeve nuk mund të shtyhet më. Asgjë më pak se ajo që meritojmë, asnjëherë më shumë, por vetëm atë që meritojmë”, ka thënë Kamberi.
Qindra shqiptarë patën marrë pjesë në protestën e 12 gushtit në Bujanoc.
Kërkesat do të jenë të njëjta: T’i jepet fund pasivizimit të adresave të shqiptarëve, të njihen diplomat e lëshuara nga Kosova, prani më të madhe të shqiptarëve në vende të punës dhe institucione shtetërore, zbatim i marrëveshjeve të nënshkruara, përmbushja e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve dhe vëmendje më e madhe e ndërkombëtarëve.
Dil dhe Marsho për Identitet dhe Dinjitet. Më datë 23 shtator në ora 13.00 në Preshevë.
Pasivizimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Lutfiu nxjerr shifra
15 shtator 2024
Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu ka dalë me disa shifra që supozohet të pasqyrojnë realitetin e pasivizimit të shqiptarëve në zonat e banuara me shumicë shqiptare në Serbi, pasivizim ky sistematik që Beogradi kryen ndaj popullatës shqiptare.
“Pasivizimi. Procesi i pasivizimit ia ka hequr të gjitha të drejtat shqiptarëve të Medvegjës, i ka defaktorizu nga jeta politike, dhe jo vetem. Për të vërtetuar pretendimet e tona se procesi i pasivizimit është selektiv, po paraqes dy tabela ku njëra paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë shqiptare dhe tabela tjetër paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë serbe në Medvegjë. Tabelat janë marr nga punimi shkencor ‘Politika pasivizuese e Serbisë ndaj pakicës shqiptare’ i autores Flora Ferati-Sachsenmaier”, shkroi Lutfiu në “Facebook”.