KURTI: SHËRBIM PËR QYTETARËT, PA DALLIM

Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, ndan foto nga ceremonia e përvjetorit të Policisë: Shërbim për qytetarët, pa dallim.

25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.