RRUSHI NDEROHET ME MIRËNJOHJE NË QYTETIN E LASHTË TË VUSHTRRISË

Në takimet poetike “ Vushtrria 2025 “ në qytetin e lashtë të Vushtrrisë është nderë të jeshë pjesëmarrës dhe të kontribuosh me krijimtari letrare poetike, tha poeti Hajrush Redenica, autor i 25 veprave letrare.

Mbi gjitha një Falënderim për zonjën Ymrije Beqiri koordinatore e takimit poetik.

Ymrije Beqiri koordinatore e takimit poetik falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë manifestim kulturor me karakter letrar dhe artistik, që mblodhi krijues, artdashës dhe dashamirë të librit nga vise të ndryshme të vendit, transmeton MEDVEGJASOT.com

Manifestimi u mbajt më 18 maj 2025, në ambientet e restorantit “Te Ura e Gurit” në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë. 

Në këtë ngjarje të veçantë kulturore u bë promovimi i dy librave:

“Personalitete të shkencës dhe të letërsisë” i autorit dhe studiuesit Zymer Mehani, një vepër me karakter biografik dhe publicistik që hedh dritë mbi figura të shquara të dijes dhe letrave shqipe, dhe “Drithërimë jete”, vëllimi i fundit poetik i autorit Enver Sahiti, i cili sjell emocione, ndjeshmëri dhe përjetime të thella në varg.

Për këto dy vepra dhanë vlerësimet e tyre profesionale prof. dr. Sadri Rexhepi dhe z. Muzafer Ramiqi, të cilët nënvizuan rëndësinë e krijimtarisë në ruajtjen e kujtesës kolektive, pasurimin shpirtëror dhe forcimin e identitetit kulturor.