Zërat e largët të historisë së gjatë zgjojnë në heshtje e Medvegjës në kërkim të së drejtës së humbur është arsyeja e protestës së nesërme, “Kthema adresën,” që do të mbahet para stacionit policor.
Medvegja është kujtesë e përjetshme e sfidave të mbijetesës, ku mijëra qytetarë kanë mbetur të zhveshur nga një identitet bazik, nga adresa, si një mallkim i heshtur që peshon mbi ta. Pa pasaportë, pa letërnjoftim, pa dokument, pa trashigimi, pa shërbim social, pa shërbim shëndetësor, pa shpi e pa tokë është të jesh pa adresë. Është heshtje e ftohtë që ka lëkund ëndrrat për të jetuar si qytetarë të barabartë. Me drithërimat e zemrës në trojet e origjinës me absurditetin e mohimit të së drejtës për të qenë i gjallë.
Protesta nesërme para stacionit policor është më shumë se një kërkesë për adresë. Ajo është thirrja për të drejtën për të ekzistuar, për të qenë të pranishëm, për të qenë dëshmitarë dhe pjesë e tokës, komunës, qytetit që është vet historia e një përpjekje të gjatë dhe të pashmangshme për të ruajtur shqiptarizmën. të rikuperojë vargun e fundit të jetës së vet.
Zërat e atyre që do të qëndrojnë para stacionit policor nesër do të ndizen si një fllad që fshin tymrat e zbehtë të padrejtësisë. Medvegja duhet zgjuar; dhe zëri i saj duhet të jehonë derisa të dëgjohet, derisa copëza e saj e identitetit të rikthehet aty ku i përket.
Dita: nesër, ora:13:00h
Vendlindja, ku të rrah zemra, po të thërret me piskam.