Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku nuk është lejuar sot që të realizojë një vizitë zyrtare në Preshevë, transmeton MedvegjaSot.com
Kjo për shkak se shteti serb e refuzoi këtë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës
Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës.
Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit.
Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional.
Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon./MedvegjaSot.com