Me këngën të publikuar “Ty Medvegjë”, Hysi Hasani ka prekur zemrat e të gjithë atyre që ju mungon vendlindja “E kujtoj me mallëngjim çdo rrugicë të qytetit tim” me këto vargje ka nisur këngën dedikuar Medvegjës.
Kontakti: +383 44 262 979
Këngëtari kosovar, tani i mirënjohur- HYSI, me një stil të veçantë dhe me talentin e tij si artist. Me këngën “Ty Medvegjë” Hysi ka prekur zemrat e të gjithë atyre që ju mungon vendlindja e në veçanti Medvegja.
Kontakti: +383 44 262 979
Kjo këngë si tematikë ka dashurinë që ka për vendin ku jemi lindur e rritur. Hyzri Hasani ka lindur dhe jeton në Prishtinë i njohur në skenë si “HYSI”, nofkë kjo që nga familja e tij… Me muzikë filloi të merret qysh në fëmijëri duke lozur me instrumente.
Nga klasa e pestë, filloi performancën e tij para publikut ku edhe u mirëprit shumë mirë. Muzikën e ka trashëgimi familjare, rrëfen Hysi për MS.
Viteve’ 94/95-2000, sidomos gjatë viteve të vështira nëpër të cilën kaloi vendi dhe populli i tij, ai pauzoi për një kohë.
Në vitin 2000 filloi të jetë aktiv, në fillim në SHKA, “Bajram Curri”, në shumë aktivitete dhe festivale kulturore: vlen të përmendet : Drenasi 2002 ,ku u mirëpritën shumë mirë.
Kontakti: +383 44 262 979
Me daljen nga shoqëria, investimet e tij ishin personale. Që nga viti 2002 e këndej nxorri katër albume “live” me shumë klipe të punuara profesionalisht , e shumë gjirime festive në TV-të shqiptare.
Hysi u bë shumë i njohur në skenë në vitit 2011 me nxjerrjen e albumit me 12 këngë, kryesisht këngë popullore e hite të përpunuara.
“Zoti i shpisë tu rrit nera”. Më këtë pati suksese dhe ia dha mundësinë që të pëlqehej nga adhuruesit e tij ,këngë e cila sot i kërkohet në çdo aheng dhe dasmë familjare.
Pastaj kënga” 24 orë” bëri hapin tjetër të mirë që sot të jetë aq shumë në ahengje dasma dhe koncerte, këngë të cilën rinia e admiroi shumë, si nga teksti poashtu edhe për nga spoti.
” Kënga “Qesh zemër” bën që unë të jem këtu sot me shumë ahengje si në Kosovë, ashtu dhe jashtë saj”- na rrëfen këngëtari Hysi”.
Kontakti: +383 44 262 979
Më vonë për gjithë adhuruesit e tij, erdhi me një projekt shumë të veçantë. “Martesa”, një baladë e cila u prit me shumë ëndje, sidomos nga zemrat e lënduara. Pa dyshim se kjo s’ka të bëjë me jetën e tij private sipas këngëtarit.
Kënga që u mirëprit shumë ishte edhe “Riplay s’ka n’dashni” që këtë artist e bëri të dëgjohet dhe të pëlqehet nga publiku dhe adhuruesit e tij. “Ty Medvegjë” tani ka prekur zemrat e gjithë atyre e që për fatë të keq janë shumë. Me këngën artistin e gjeti në shumë argëtime para publikut të gjerë, duke filluar nga dasmat me nga afro 500 mysafirë e që te ne shqiptarët vlerësohen si dasma me shumë dasmorë.
Hysi na tregon se me projekte te reja do të na vijë së shpejti.
MS i dëshirojmë suksese po aq sa këto deri më tani. /MS/