Temë e takimit ishin aktivitetet e zyrës, gjendja në Sanxhak, sfidat dhe pengesat me të cilat përballemi, gjendja e sigurisë, por edhe përkrahja e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët dhe popullin në Sanxhak.
QYTETARËT E SANXHAKUT VIZITOJNË QEVERINË E KOSOVËS
Të dashur qytetarë dhe miq, më 09 tetor 2024. Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, priti në zyrën e tij në Prishtinë kryetaren e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, zonjushën Amina Nuraj, së bashku me të rinjtë, qytetarët dhe shqiptarët e Sanxhakut.
Temë e takimit ishin aktivitetet e zyrës sonë, gjendja në Sanxhak, sfidat dhe pengesat me të cilat përballemi, gjendja e sigurisë, por edhe përkrahja e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët dhe popullin në Sanxhak.
Dëshirojmë të falënderojmë Kryeministrin për ftesën, mundësinë për të diskutuar mbi problemet me të cilat po përballemi, por edhe për mbështetjen e madhe për zyrën dhe punën tonë.
KKSH në Pazar të Ri
Kryetarja e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, është znj. AMINA NURAJ