Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë në Izvor dhe Kapi

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se në fillim të takimit trelateral, emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, e ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, shkruan MedvegjaSot.com

Bislimi tha se Lajçaku tregoi se BE-ja është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në hetimin e plotë të këtij rasti, teksa tha se në takimin bilateral me të, janë trajtuar edhe tema të tjera, si ajo për IBM-in por edhe mundësia e hapjes së pikave kufitare në Izvor dhe Kapi.

“Në takimin bilateral kemi trajtuar tema të ndryshme të rëndësishme, ku te IBM-i kemi diskutuar për mundësinë e riaktivizimit të grupit të përbashkët për implementim, në mënyrë që të trajtohen temat me rëndësi, si ajo e aktivizimit të pikave kufitare në Izovr dhe Kapi, mundësia e hapjes së pikave kufitare sezonale në Mohovc, Breznicë dhe Dobrosin”.

“Pastaj domosdoshmëria që të ketë prezencë 24 orëshe të inspektorëve fito-sanitarë te Dheu i Bardhë dhe mundësia që të fillohet me konsolidimin e 13 certifikatave fito-sanitare mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Kemi adresuar edhe fushën e energjisë, ku i kemi potencuar shkeljet e fundit të Serbisë, sidomos mosaktivizimin e linjave të interkoneksionit, po ashtu edhe sabotimin që Serbia po ia bën marrëveshjeve të Brukselit, duke insistuar në fusnota të shpikura në marrëveshjet regjionale”, tha Bislimi.

Më tej, Bislimi tha se me Lajçakun, kanë trajtuar edhe temën e vizitave zyrtare, ku tha se ka brenga në BE që disa vizita po refuzohen pa sqarime shtesë.

“Po ashtu e kemi trajtuar edhe temën e vizitave zyrtare, ku ka brenga që disa vizita po refuzohen pa sqarime shtesë, një praktikë që e ka instaluar Serbia që moti”, tha ai. /MedvegjaSot. com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *