PËRKUJTOJMË SOT MËSUESIN DHE POETIN RAMIZ KADRIU

Ramiz Kadriu lindi në fshatin Tupallë më 03.04.1952. 

BIOGRAFA E MËSUESIT RAMIZ KADRIU BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ” 

Mësimet e shkollës fillore i ndoqi në Tupallë e Banjë te Sijarinës, kurse Normalen dhe Akademinë Peda- gogjike i kreu ne Gjilan. Nga viti 1974 punoi në shkollën “Zenel Hajdini” në Tupallë si arsimtar i mësimit klasor. Nga viti 1986 deri më 1989 ishte nënkryetar i Kuvendit të Komunës së Medvegjës, për t’u kthyer prapë në Tupallë në punën e mësuesisë. Pastaj, në Banjë të Sijarinës. Që nga viti 1999 merret edhe me shkrime
për fëmijë e të rritur, me vjeljen dhe kultivimin e folklorit popullor të Medvegjës.

Ramiz Kadriu është autor i disa librave:

-“Vendlindja në mua”, 1994; -“Valljaezemrëssime”, Prishtinë,1995; -“Ora e bjeshkës, Prishtinë, 1995; -“Lulebora”, Prishtinë, 1996;
-“Këngë dasme nga Jabllanica e Epërme e Medvegjës”, Gjilan, 1998.
-“Ku na mbetën trojet tona” I, Prishtinë, 2000; -“Ku na mbetën trojet tona II, Prishtinë, 2000; -“Këngë dasme dhe këngë
djepi të trevës së Medvegjës”, botuar në Gjilan, 2001; -“Toka jonë”, Prishtinë, 2003; -“Shtigjeve të
diturisë”, Prishtinë, 2004; -“Aromë e freski”, Prishtinë, 2005; “Përsëri me nxënësit e klasës 16”, Prishtinë, 2006; -“Në rrugën e fundit”, Prishtinë, 2007; -“O ti zog këngëtar”, Prishtinë, 2013; -“Pleqtë e Medvegjës, Prishtinë, 2013; “Veshje nusërie nga Medvegja”, Prishtinë, 2014; Ramiz Kadriu
-“Një jetë e tëra në shërbim të yllkave e të fatosave”, Prishtinë, 2014; -“Nënëloket tona nga Medvegja”, 2014;
-“Anamedvegja në fotografi”, Prishtinë, 2014; -“Shtegtim drejt shkollës dhe dijes”, Prishtinë, 2015.
Ramizi është hulumtues e zbulues. Ai me armën artistike më të fuqishme-fjalën, shpërfaq atë që ndien, dëgjon, sheh dhe në fund kënaqet kur gjen fjalën e bukur në vendin e duhur.

BIOGRAFA E MËSUESIT RAMIZ KADRIU BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ”