Reagim zyrtar i familjes së heroit të popullit Zenel Hajdini 

Të dashur miq e familjar të fb, me përulje ju lus që ta bëni SHARE këtë postim timin me të vetmin qëllim që sa më shumë njerëz të njoftohen me këtë reagim të familjes së Zenel dhe Hashim Hajdinit,  nëse nuk kanë past rast ta përcjellin emisionin “Debat Plus” sot.

Po e përsëris sërish qe ne si familje jemi jetësisht të interesuar ta pastrojmë emrin e familjes nga shpifjet e paskrupullta tê KK.

Paraprakisht ju falem nderës!

Reagim zyrtar i familjes së heroit të popullit Zenel Hajdini lidhur me deklaratat e të intervistuarit Kadri  Kryeziu në emisionin “Tradhëti vëllëzërish – shqiptarët dhe udb-ja” në RTV Dukagjini (Debat Plus)

● Me keqardhje ne familja e Zenel Hajdinit na është dasht sot të merremi me sajesa të këtij lloji në emisionin e lartë cekur nga Kadri Kryeziu që për familjen tonë është totalisht i panjohur. Ai në emisionin tuaj edhpse drejtusi i emisionit insistonte në emrat e udbash-ëve që kanë qenë të involvuar në torturat e tij, papritmas doli tek storia e burgut të Leskovcit!!

Pa u lëshu në detaje, mes tjerash ai deklaroi se: “kryegardiani i këtij burgu ishte njëfarë Ajdinoviç…..djali i vëllaut të heroit tonë të popullit Zenel Hajdini, emri i të cilit nuk më kujtohet”

● Meqë këtë e tha me plot bindje, ne si familje të Zenel Hajdinit kërkojm fillimisht nga ju si media ta publikoni PUBLIKISHT këtë reagim.

● Së dyti në këtë reagim tonin dëshirojmë të ja freskojm memorien deklaruesit me të gjithë emrat e vëllëzërve të Zenel Hajdinit dhe djemëve të tyre. Zbulimi i emrit është jetik për ne si familje.

● Vëllezërit e Zenel Hajdinit dhe djemt e tyre:

– Ahmet Hajdini, nuk ka pasur femijë dhe nuk ka lënë trashëgimtar.

– Vetë Zenel Hajdini ishte i pamartuar dhe pa fëmijë kur u vra në vitin 1942 në luftë me forcat çetniko-fashiste.

– Hajvaz Hajdini, i djegur për së gjalli në Fushë Kosovë nga serbët në Mars të vitit 1999 së bashku me bashkshorten e tij Gjylen dhe djalin e vetëm Hashimin, pas nji lufte 24 orëshe të Hashimit me forcat paramilitare sërbe. Përmendorja e të cilit është në F. Kosovë. I shpallur si dëshmor i luftës së fundit.

– Ramë Hajdini, (i ndjerë,vdekur para luftës) dhe djemët e tij: Ismeti, Osmani  dhe Agimi, të gjithë janë shkolluar dhe kanë punuar në Prishtinë.

– Hajdin Hajdini, (i ndjerë) djemët e tij Zeneli, Halili, Mehmeti, Aliu dhe Rushiti, poashtu të shkolluar e me vendbanim në Prishtinë

– Ajet Hajdini dhe djemët e tij Besimi,Zymeri dhe Naimi (i vrarë nga serbët në F Kosovë po atë natë derisa kushëriri i tij luftonte me sërbë. I pagjetur së bashku me nënën e tij Zylën)

● Kjo është familja e Heroit të popullit Zenel Hajdini. Le të urdhëron deklaruesi dhe njëkohësisht lusim edhe OPINIONIN e gjërë të na ndihmojë ta gjejmë emrin e “djalit të vëllait të Zenel Hajdinit”. 

Do ju jemi mirënjohës përjetësisht.

● Me deklaruesin, qe sipas nesh ose ka rënë në lajthitje ose ka vendosur të mashtroj publikun qëllimisht, do të përballemi në gjykatë për shpifje të rëndë, nëse nuk arrinë të na jep fakte për deklaratën e tij e cila e njollosi emrin e familjes sonë (kuptuam që është akademikisht i ngritur në fushën e jurisprudencës dhe drejtësisë). 

Pra, si e kuptoj ai që gardiani i apostrofuar qenka “djali i vëllait….”?

● Kërkojmë sqarime të detajuara!

Me nderime,

Familja e Heroit të popullit Zenel Hajdini