EtnoFest edocioni i 14 – të


10 -18 gusht 2024
Dita – nata e dytë

Teatri në funksion të zbërthimit të natyrave njerëzore

Nga: Agron Gërguri
Në ditën e dytë të festivalit nisi Laboratori i Grotovskit me regjisorin italian Mario Biagini dhe asistimin Ilirjana Arifit, regjisore. Pjesëmarrës në laborator ishin aktore e aktorë të rinjë ndër ta doajeni i aktrimit kosovar e shqiptar Bislim Muçaj.


Regjisori Mario me përpikëri e argumentim të secilës kërkesë për veprim të caktuar skenik iu jepte mundësi aktorëve për një përvojë të re të krijimit të personazhit përmes një procesi ndryshe të të bërit shfaqje ku më e rëndësishme është gjendja e personazhit sesa interpretimit(lexo aktrimit)të asaj gjendjeje.
Për të kap gjendjen u jepte indikacione hapësirë që secili të eksploronte mundësitë e tij për shprehje brenda personazhit duke nxjerr në pahë gjendjen e jo ta “aktrojnë” ate.
Aktorët që janë pjesë e laboratorit në fund do nxjerrin një shfaqje si produkt i festivalit nëse u përballojnë “torturave” të laboratorit të Grotovskit përkatësisht të regjisorit italian Mario Biaginit.

Festivali vazhdon…
Gjatë gjithë ditës ndihet atmosfera e festivalit. Debate, komunikime vizita ekspozitave dhe muzeut etnografik. Kontakte e komunikime me vizitorët. Vullnetarët e festivalit mirëmbajnë ambientet dhe shërbejnë.

Teatër
Në mbrëmje u shfaq “Dashuritë e Xhorxh Vashingtonit” një tekst intrigues i autorit kroat Miro Gavran, regjisor: Andi Begolli kooprodukcion i teatrit “Kujtim Spahivogëli” dhe Qendrës për zhvillim docial, mjedisor, ekonomik dhe kulturor “Smek”, Tiranë.
Në rolin kryesor u paraqit aktorja e njohur Luiza Xhuvani. Autori Miro Gavran e shtron temën si një të vërtetë të zemrës e jo historisë pavarësisht se Washingtoni ishte personalitet historik.


Shfaqja nis me prezantimin e Muzeut Xhorxh Washington nga një qift …fiken dritar dhe ngjarja nisë…
Marrëdhënia e dy grave me një njeri të famshëm presidentin e parë të Amerikës, në realacionin kofliktuoz bashkëshorte – dashnore.


Si mund të ndihet bashkëshortja kur mëson se ai ledhaton dike tjetër…kur dashnorja del se është poseduesja e zemrës, derisa bashkëshortja lufton me nënqeshjen e atyre që e dijnë se ajo “ndanë” bashkëshortin me dashnoren por shtiren sikur nuk e dinë.
Fundja të gjithë flasin për Washingtonin si president e askush për Xhorxhin si njeri…
Si mund të jesh dashnorja e dikujt pa e dashur…pyet bashkëshortja e Washingtonin dashnoren e pretenduar të Xhorxhit, të cilën e fton për ta kuptuar të vërtetën pas vdekjes së presidentit. Duket se të dyja e kanë dashur apo edhe i ka dashur por rrallë qëllon që njeriu të merr gjithçka nga jeta…
Kthesat e vlerës së karakterit ishin ndërtuar me dramaticitet dhe kuptimet e dashurisë e tradhtisë vëheshin në dyshim për të nxjerr natyra njerëzore që ndryshe duken e tjetër janë.


Në fakt drama “Dashuritë e presidentit” ka për temë të fshehtat e dashurisë së gruas. Kthesa të shumta që thyejnë katakteret apo më sakt i testojnë ato për të nxjerr mesazhin se dashuria mbetet ajo që fjala nuk e thotë dot.
Interpretimi i tekstit mbetet në nivel letrar
Aktorja Luiza Xhuvani(Marta) e kishte tipizuar mirë personazhin e gruas së presidentit si figurë, që jetonte midis protokolit dhe intimitetit dhe në këtë dualitet ajo mbetet tek protokoli derisa dashnorja vajzë e paguar të luaj dashnoren ia njeh dhe ia provon Washingtonit vlerat njerëzore, kujdesin, durimin dhe dashirinë andaj kur fiket qiriu i jetës ai megjithatë e thotë emrin e dashnorës që nuk e pati. Aktorja Kristjana Dodaje cila interpretoj rolin e dashnores sado korrekte nuk e kishte thurur katakterin në nivelin e shkruar. Përthyerjet emocionale gjatë shpalosjes së marrëdhënies me presidentin nganjëherë i tregonte më tepër se që shihej si gjendje e tendosur ndjenjash andaj drama e brendshme mbeti e ndrydhur.
Dukej se regjisura i kishte bërë një lexim linear(letrar) tekstit pa u futur në nënshtresat kuptimore për ta zbërthyer ate me gjuhën e teatrit duke i përkthyer veprimet foljore në mizanskenë fizik që do të aktivozonte më shumë shprehje trupi të cilat bazuar në temën ishin të dhënura në përmbajtjen e dialogëve të brendshëm. Dukej letërsia e dominonte shfaqjen pa ndonjë gërvishje me gjuhën e teatrit të labirintheve të shpirtit të gruas kur ballafaqohet me veten në raportin dashuri – urrejtje të cilën dramaturgu Gavran e trajton në rrafshin dramaturgjik.
Tema e shfaqjes komunikoi me spektatorinë e EtnoFestit dhe shfaqja u duartrokit.
Vlenë të akcentohet shprehja koregrafike e Robert Nuhës.
Në shfaqje luajtën edhe Kevin Rrapaj e Greta Bacit.

Etno neja me “Qunat e Tironës”
Etno nejën e bënë të hareshme “Qunat Toranës” me këngë nga Shqipëria e mesme. U këndua dhe vallëzua deri në orët e vona.

Mërgimtarët dhe pjesëmarrësit tjerë përveç programit të ditës së dytë shijuan ushqime tradicionale që gatuhen në EtnoFest dhe vizituan ekspozitat e hapura në ambientet e EtnoFest – it duke vjel përshtypje të mira nga festivali.

Photo credits: Enkela Ukshini