Po, nuk janë të rralla rastet teksa shohim individ që janë të diagnostikuar me migrenë.
Për më shumë informacione në lidhje me migrenë pyetni dr tuaj ngase unë nuk jam kompetente të them asgjë më tepër në lidhje me sëmundjen sepse nuk i përket fushës sime por ajo çka më bie në sy dhe që jam kompetente të flasë është ndërlidhja psikologjike dhe emocionale e individëve që kanë me diagnozën migrena.
Zakonisht kur një dhembje është e përsëritshme, e stërzgjatur në kohë, mbase edhe e njohur se nuk ka shërim (simptomet që jep migrena) sado që nuk paraqet rrezik për jetë (dmth sëmundje apo dhembje që vetëm menagjohet apo ndihmohet në ulje të nivelit të dhembjes) sikurse edhe që zgjatë me disa ditë 2/3/4/5 ditë e kuptueshme se nuk i shpëton pa e prekur edhe anën psikologjike të individëve që veçse janë të diagnostikuar me diagnoza të tilla.
Zakonisht individët e diagnostikuar nga doktori me migrenë ndeshen me çrregullim ankthi (deri aty sa në shumë raste më lind dyshimi cili cilin e shkaktoi apo po e shkakton- migrena ankthin apo ankthi migrenën) poashtu edhe me çrregullim depresioni.
Lule Alidema Psikologe Klinike
13.08.2024
@highlight