Një ditë e rëndësishme për kujtesën kombëtare dhe nderimin e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


Në nderim të 28 dëshmorëve të rënë gjatë luftës së lavdishme, sot në varrezat e dëshmorëve në Gjilan u mbajtën homazhe, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Kombit të UÇPMB-së, në sallën e Teatrit të qytetit në Gjilan u mbajt Akademi përkujtimore.

Me këtë rast, nën patronatin e kryetarit të Gjilanit Alban Hysenit, u bë edhe zbulimi i obeliskut, ku janë skalitur emrat e 28 dëshmorëve, një simbol i përjetësisë së sakrificës së tyre.

Ndërsa OVL-UÇK në Deçan, përmes komandantit Abdyl Mushkolaj, ndau një mirënjohje të veçantë për komandantin Shefket Musliu, në shenjë nderimi dhe vlerësimi për sakrificën, trimërinë dhe udhëheqjen e tij në luftën për çlirimin e trojeve shqiptare, si dhe për përpjekjet e pandalshme për bashkimin kombëtar.
Lavdi e përjetshme të gjithë deshmoreve të Kombit !



