Vdiq Faik Rexhepi – Shuhet shqiptari që Serbinë e sfidoi ulur 

35 vite më parë, Faik Rexhepi, ishte ulur këmbëkryq në mes të rrugës kur po ndiqeshin nga policët e regjimit serb në vitin 1990. Ishte ndër të paktët njerëz në botë, që iu dedikua një lapidar për së gjalli.

Por, edhe pamja e monumentit e arsyeja e ngritjes së tij janë unike.

Faik Rexhepi ishte bërë lajm bote, kur duke qëndruar këmbëkryq në sheshin e Prishtinës, i doli përballë policisë së Serbisë, në demonstratat e 29 gushtit të vitit 1990.

Burri nga Presheva, që nga e diela mbrëma nuk jeton më, sipas familjarëve, gjithë jetën ia dedikoi Kosovës.

Vrasja e dajallarëve të tij siç thotë një mik i Rexhepit, ia shtoi urrejtjen për gjuhën e okupatorit serb.

Faik Rexhepi u varros në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.