Të dielen më 9 shkurt mbahen  zgjedhjet e rregullta parlamentare në Republikën e Kosovës

Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt, me gjithsej 2.533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht. 

Në Zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të ketë numrin 118, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 124, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 131, ndërsa Koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore me numër 137.

Në këtë LINK mund t’i shikoni se cila është qendra e votimit me kusht në qytetin tuaj, ose poshtë i keni të renditura.