Enkel Rexhepi: (Mos) Respektimi i gjuhës shqipe nëpër institucionet publike, që veprojnë në Luginë të Preshevës, vazhdon të jetë sfidë e madhe!

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Alban Alili dhe ekipi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, gjuha shqipe nuk po gjen fare përdorim në 𝟒𝟖 institucione publike (komunale e republikane). Nga 𝟕𝟖 që  veprojnë në Komunat: Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e që kanë qenë pjesë e këtij hulumtimi! Pra, mbi 𝟔𝟎% e institucioneve nuk e respektojnë fare ligjin mbi përdorimin e gjuhës shqipe! Në 𝟏𝟎 të tjera, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është në kufij të minimales, e në vetëm 𝟐𝟎 prej institucioneve përdorin gjuhën shqipe, sipas standardeve të parapara me ligj.

Vlen të ceket, se institucionet, që respektojnë komunikimin në gjuhën shqipe në mes të palëve dhe institucionit janë ato komunale, të cilat janë të udhëhequra nga shqiptarët. Ndërsa institucionet republikane në mbi 𝟗𝟓% përdorimi i gjuhës shqipe është inekzistent.

Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet i përkushtuar që të vazhdojë angazhimin, në mbikqyrjen e  secilit institucion e të raportojë  publikisht për secilin, mbi respektimin e dygjuhësisë si dhe të marrë masat në kuadër hapsirave ligjore, që gjuha shqipe të gjejë respektimin e plotë sipas ligjit nga secili institucion!