Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka organizuar takimin letrar “Esad Mekuli”, ku kësaj radhe kryesia e LSHK-së shpalli shkrimtarin e publicistin Sejdi Berisha laureat të çmimit letrar “ESAD MEKULI”, të cilin ua dorëzoi kryetari i LSHK-së, prof. dr. Shyqri Galica, anëtarëve të familjes së tij (post mortum), shkruan MedvegjaSot. com
Njoftimi i plotë i LSHK-së:
LSHK-ja mbajti takimin XV letrar ESAD MEKULI në lokalet e veta në Prishtinë, në të cilin morën pjesë shkrimtarë të viseve të ndryshme të Atdheut dhe deklamuan krijimet e tyre në gjini të ndryshme.
Kryesia e LSHK-së shpalli shkrimtarin e publicistin Sejdi Berisha laureat të çmimit letrar “ESAD MEKULI”, të cilin ua dorëzoi kryetari i LSHK-së, prof. dr. Shyqri Galica, anëtarëve të familjes së tij (post mortum). Ndërkaq, në akademinë letrare u paraqitën më shumë se 50 shkrimtarë, katër nga të cilët juria letrare i nderoi me çmime: Bardi I – Mujë Berisha, Bardi II – Imer Hysa, Bardi III – Mirvete Kabashi – Leku dhe Botime të IAP-së – Ruzhdi Begaj.
Në sesionin letrar “Letërsia dhe lufta” u paraqitën tri kumtesa nga prof. dr. Sabile Basha, prof. Merita Kuçi dhe prof. dr. Migena Arllati.
Gjithashtu në këtë takim letrar u përuruan edhe nëntë vepra të zhanreve të ndryshme letrare.
U bë pranimi i 14-të anëtarëve të rinj në LSHK.