Me plisë në kokë, valle e poezi, për të pestin vitë me rradhë ”Shoqata për shkencë dhe Kulturë, Pellazgët-Tetovë” organizon festën e plisit të bardhë në Tetovë. Për organizatorin Festa e Plisit të bardhë përfaqëson shqiptarin.
“Plisi për mua dhe për të gjithë ata që janë këtu do të thotë,simbol më i vjetër mbarë shqiptar, është ndoshta i barabart me shqiponjën,diellin, hënën e flamurin. Është një simbol uniteti i kombit ashtu sic është edhe gjuha, gjaku edhe fisi”, u shpreh organizatori kombëtar i festës së plisit, Shefki Selmani.
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, SHSHK.”Pellazgët” Tetovë, organizoi një manifestim madhështor për ditën e “ Plisit të Bardhë”, ku të pranishmit me veshje kombëtare e me plisa të bardhë, të ardhurë nga gjitha trojet shqiptare, pas një defileje në rrugët e Tetovës mes dy urave, kryetari Dr. Selam Elmazi shpalosi programin manifestivë, ku më pas me fjalimet e tyre u paraqiten edhe përfaqësuesit e ardhur nga gjitha trojet shqiptare, ku më pas programi vazhdoi me disa pikë muzikore e poezi duke argëtuar qytetarët e pranishëm.
Po në këte eveniment u bë promovimi i librit të autorit Idriz Sinani, në lokalet e restorantit Kurtishi në Reçicë të Vogël.
Në këte promovim morën pjesë një numër i madhë adhurues të librit, ku fjalën i pari e mori Dr. Selam Elmazi, si nikoqirë duke përshëndet të pranishmit uroi çaste të këndëshme, pastaj për librin biseduan redaktori prof. Etem Xheladini, e mbështetësi i botimiit prof. Rexhe Abazi. Në fund autori i librit falenderoi të pranishmit e njëherit i dhuroi të pranishmive edhe nga një libër.
Etem Xheladini