“Siarinë, viti shkollor 1970/71, gjenerata e parë e nxënësve me mësim në gjuhën shqipe. Ishin 32 nxënës. Mua më pati takuar nderi dhe kënaqësia që të jem mësuesi i tyre i parë. Tani kjo shkollë, mjerisht, është e mbyllur.”
BIOGRAFA E MËSUESIT HYSEN KADRIU BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ”
Hysen Kadriu lindi në Tupallë në vitin 1947. Ai rrjedh nga një familje arsimda- shëse dhe përparimtare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Medvegjë në gjuhën serbe, kurse Normalen në Gjilan më 1968. Po atë vit e filloi me përkushtim detyrën fisnike të mësuesit në Gërbac, pastaj punoi në Banjë të Sijarinës. Në vitin shkollor 1970-71 u emërua mësues në Sijarinë, ku për herë të parë u hap shkolla në gjuhën shqipe. Ndërkohë kreu shkollën e lartë pedagogjike të Prishtinës-Dega
Gjuhë dhe letërsi shqipe, për të kaluar pastaj në shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Tupallës si arsimtar i parë i gjuhës shqipe i kësaj treve. Që nga viti 1974 punoi në Kuvendin e Kosovës, më vonë në Kryesinë e Kosovës, si përkthyes dhe lektor, për çka u nderua me Medaljen e Punës. Ndërkohë e kreu edhe Fakultetin Filozofik- Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe.
Me suprimimin e autonomisë së Kosovës nga regjimi serb, u largua nga puna me arsyetim se nuk i përkrahte organet e dhunshme të Serbisë. Pas lufte punoi në gjimnazin “Naim Frashëri” të Shtimes, në detyrën e profesorit të gjuhës shqipe. Krahas punës me nxënës, Hyseni e drejtoi dhe e redaktoi me sukses revistën e shkollës “Agimi”, rreth së cilës i tuboi nxënësit e dalluar krijues.
Që nga fillimi i punës së Kuvendit të Kosovës pas çlirimit, Hyseni punoi në Administratën e Kuvendit si lektor dhe udhëheqës i Njësisë së Transkripteve dhe të Lekturës. Merret edhe me përkthime profesionale të teksteve mësimore dhe shkencore për nevoja të institucioneve arsimore e shkencore. Tani është në pension.