Nga domosdoshmëria ishte shpikur një pykë që kjo ta bëjë punën e vet. I duhej që të jetë me majë dhe në fund më e trashë që të rrahet më mirë.
Kjo e bëri që për pykën të bëhet një rrahës që pyka ta fusë sa ma thellë. Pykën e përdori pothuajse çdokush. Çdokush kur i vinte puna, e përdorën shumë, mirëpo kjo për fat, kjo pyka u rrah shumë nga çekani kjo shponte në dy pjesë vetëm se ju desh një vrimë të niset pranë, prandaj, kjo sa ma thellë që futej, i ndante në dy copë.
Njerëzit e kujtojnë si shpikjen më të mirë dhe më të sukseshme në kohërat e lashta e deri me sot ku ende përdoret. Pyka nuk la vend pa bërë vrima se këtë detyrë e ka dhe me pasion e bën. Pykë më!
Ajo nuk lë gjë pa prekur, pa hulumtuar se i konvenon. Po sa mirë që kemi edhe njerëz me karakter “ Pykë”. E shkrova me shkronjë të madhe se janë të përveçëm. Ata depërtojnë dhe çajnë vrima aty ku as mendja nuk na e merr.
Përshëndetni pykat, respektoni, e mos gaboni t’I lëndoni! Ju lumtë gjithë atyre që kanë prejeardhje nga lashtësia dhe u rizbuluan. Po ju që i lëpini pjatat e pykave, jeni pyka më të mprehta. Juve ju thonë “ DYPYKË”. Mos harroni se pyka mbetet pykë se dikush “ ia mban zhagun” dhe i bëhet limë. Po pyka kur “ pykatet” dhe s’ka më nevojë për ty, fillon të vrimojë edhe te ti. Pra, rri pykë me pykën!
Shkruan Rrahman Hyseni