MËSUESI QË DO TË RROJË SA VETË HISTORIA

Ky mësues që kaloi rrugën, shteroi dijen dhe kulturën në gjuhën shqipe, filloi të thejë atë që për shumë kë ishte e pamundur, e paguxishme dhe e parealizueshme. Krenaria e tij ,dëshira dhe zemërdëlirësia e bëjnë që të rrojë gjithmonë në mendjen dhe në zemrat tona. Të flitet e të kujtohet puna e tij më e ndritshme në Komunën e Medvegjës është më shumë se nder, më shumë se respekt. Rron e nga të tjerët dallon. Fliste për Naimin, Fishtën, edhe atëherë kur mund të dënonoheshe edhe me vërejtjet më të mëdha .

Barti shkronjat shqipe pa iu përfillur planprogramit, sepse ishte i bindur se këtë gjë e meriton populli i tij dhe këtë ia ka borxh. Ishte i betuar në Flamurin Kombëtar, në shkronjat dhe në gjuhën shqipe. Sa herë ia shtronin rrugën me gjemba, sa herë u barrikadua trupi i tij i shkurtër, ishte i tëri vetëm zemër shqiptari. Kaloi por s’u rrëzua. Asnjëherë nuk u gjunjëzua.


Ky mësues që sot po kujtohet e admirohet është vetë krenaria jonë. Krenohemi me të që rron dhe do të rrojë sa vetë historia, kuptohet qartë që pa gjuhë e pa kulturë jeta është terr i zi. ” Kush hesht s’ka nder, e unë s’ mund të hesht, dua të flas shqip, të jetoj shqip, të vdes shqip”… (Bafti Krasniqi)
Ndihmoi rrugët më të vështira për të filluar misionin- “Të shkruhet e të lexohet shqip”; mori rrugën e mbiemrave, që t ‘u hiqet prapashtesa “viç”, sepse ishe i bindur se kjo ishte padrejtësi. E donte flamurin kuq e zi të valojë në çdo cep dhe shtëpi shqiptari. Ia kurdisnin mijëra kurtha, se kinse ky po bën tregti me flamuj dhe e quajtën madje edhe “Tregtar flamujsh” dhe kjo duhet dënuar sipas famkeqëve. Ai donte ta mbulonte komunën, shkollat me flamurin e Ismail Qemalit e të Skënderbeut. Ai donte që shkollat ta kenë abetaren shqipe, për çka u dënua dhe prapë s’u dorëzua. Ai nuk përfillte orën mësimore, por mësonte për jetën naimane, për virtytet e kombit shqiptar, për plisin e bardhë. Këto e bënin që të ketë në mbështetje gjithmonë popullatën shqiptare të kësaj ane.


Nuk guxojmë t’i ikim punës së nënave, gjysheve e të gjyshërve dhe baballarve tanë, sepse na mësuan që vetëm si shqiptarë duhet jetuar dhe vdekur. Kjo e mbajti gjallë dashurinë aq të madhe dhe asnjëherë s’ u martuan as nuk jetuan si joshqiptarë. Kjo është merita më e madhe e të parëve tanë. Kjo sot është krenaria jonë. Mësuesi që do të rrojë sa vetë historia, me emrin Bafti e mbiemri i tij, nga Ismajli, në emër të fisit të tij, Krasniqi . Një hap i tij i guximshëm dhe i dijshėm tregon qartë se ai jetën ia kishte falë gjuhës e kulturës shqipe . I lindur në një fshat me emrin Gërbac, i rrethuar me kodrina e male, që kufizohet me fshatrat e Komunës së Kamenicës, ku dhe mbaroi shkollimin, pra në Hogosht. Vetëm disa kilometra ishte shkolla në Gërbac, ku ai filloi të mësojë shqip. I lindur më 1937
Adoloshent, që në moshën 17-vjeçare, në kohën që sapo kishte mbaruar semimatrurën, shkruajti historinë e familjes. Donte të dinte se ku ndodheshin të gjithë njerëzit e gjakut të vet.
Nga shtatori i vitit 1954 e deri më 1983,kur edhe ndërroi jetë, kishte gjurmuar dhe mbajtur shënime.


Ishte i pari që zhvilloi mësimin në gjuhën shqipe në këtë trevë edhe atë pa e pyetur askë. Gjithë planprogramin e siguronte nga Hogoshti. I pari e hapi në gjuhën shqipe klasën e pestë në Banjë të Sijarinës, pastaj klasën e parë në shqip në Medvegjë dhe pason me hapjen e klasës së pestë në shqip në Medvegjë. Punoi me gjithë shpirt për arsimimin e popullatës medvegjase. Për meritat që janë të pa fund, populli e quan “Mësuesi i popullit”.
Nga dorëshkrimet që ka lënë, mësojmë se janë të shumta ato që ka përjetuar arsimimi i shqiptarëve në Komunën e Medvegjës në vitet 1954-1983.


Në bazë të të dhënave statistikore të vitit 1838, njohësi më i madh i rethanave ballkanike, studiusi Amie Bye, në veprën “Balkanische Tyrkie” (Turqia Ballkanike), shkruan se në atë kohë në Ballkan jetonin një milon e gjashtëqind mijë shqiptarë, e më pak se nëntëqind mijë serbë.

Shkruan Rrahman Hyseni