Znj. Daulina Osmani. Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës vizitoi më datën 7 janar 2025 Medvegjën, MedvegjaSot.com
Njoftimi i plotë i znj Osmani në Facebook:
“Në Medvegjë, në tokën e të parëve, para lumit të Stubllës e mes kodrave dhe fshatrave të shumta e të bukura.”
Zëvendësministrja vizitoi KKSh aty u mirëprit nga kryetari z. Enkel Rexhepi, diskutuan për bashkëpunimin dhe bashkërendimin në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit, duke pasur fokus të veçantë mbështetjen për Luginën e Preshevës, thuhet në postimin e Rexhepit.
Osmani njëherit është edhe kandidate për deputete në zgjedhjet që do të mbahen, më 9 shkurt 2024 në Kosovë!