Me një angazhim të veçantë nga grupi i grave të përkushtuara, me organizatoren Ajmane Osmanaj Metaj, në Parkun e qytetit të Istogut u organizua një aktivitet unik me qëllime bamirësie. Aktiviteti konsistoj në shitjen e ushqimeve tradicionale 🥐🥧🍞në ndihmën për gratë të cilat luftojnë për tu shëruar nga kanceri i gjirit.
Kjo iniciativë kishte për qëllim jo vetëm të mbledhë fonde për të mbështetur gratë e prekura nga kjo sëmundje, por edhe të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor të vazhdueshëm. Duke bashkuar traditën dhe humanizmin, ky aktivitet solli një shembull të fuqishëm të fuqizimit të grave përmes solidaritetit.
Në aktivitet morën pjesë gra të komunitetit që përgatitën ushqime tradicionale, ndërsa qytetarët dhe dashamirësit e mbështetën duke blerë produktet. Kontributi i secilit pjesëmarrës, qoftë përmes gatimit apo blerjes, ishte një hap i rëndësishëm drejt mbështetjes së kësaj kauze. Gjithashtu, ky aktivitet u përkrah fuqishëm nga RTV-Fontana dhe nga disa biznese të ndryshme të Istogut.
U arrit të grumbullohen të ardhura të konsiderueshme nga shitja e produkteve, dhe këto fonde do të destinohen për ofrimin e ndihmës për gratë që kanë nevojë për mbështetje në rrugëtimin e tyre shëndetësor.
Ky aktivitet dërgoi një mesazh të qartë se përmes bashkëpunimit dhe solidaritetit, ne mund të bëjmë ndryshim në jetën e atyre që kanë nevojë. Nëse secili prej nesh jep diçka nga vetja, qoftë edhe e vogël, mund të arrijmë rezultate të mëdha.
RTVFONTANA