AKKB ORGANIZOI NË VLORË, KONFERENCË NDËRKOMBËTARE RAJONALE GRUAJA NË QEVERISJEN VENDORE IMAZHI DHE FUQIZIMI I ROLIT TE SAJ 

AKKB organizoi në Vlorë, në datat 27-28 shtator 2024, konferencën ndërkombëtare rajonale “Gruaja në qeverisjen vendore, imazhi dhe fuqizimi i rolit të saj”. 

Qëllimi i konferencës ishte të ndajë përvojat e fuqizimit të grave shqiptare në politikën vendore ndër vite, si edhe në rajon, me synim ndarjen e praktikave më të mira. 

U synua të rritet bashkëpunimi rajonal në nivelin e qeverisjes vendore dhe ndërmarrja e nismave rajonale për fuqizimin e gruas, me fokus të veçantë mbështetjen e grave ne nivel vendor nëpërmjet politikave gjinore inovative dhe buxhetimit gjinore të përgjegjshëm. 

Konferenca u zhvillua me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Z. Ermal Dredha, si dhe të projektit Bashki të Forta dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog – COD. 

Në konferencë morën pjesë politikane të shquara shqiptare nga Shqiperia dhe rajoni i Evropës Juglindore, si dhe gra politikane të shquara, dhe përfaqësuese të qeverisjes lokale në këto vende. 

Gra Pjesëmarrëse ishin edhe nga Kosova, Presheva, Medvegja, Mali i Zi. 

Konferenca u mbyll me miratimin unanim te Deklaratës së Vlorës, një dokument që synon të nxise të gjithë aktoret dhe faktoret per te mbeshtetur axhenden gjinore dhe fuqizimin e gruas shqiptare në nivel lokal. /MS/