BILALL MALIQI – U MBUSH OBORRI

Bilall Maliqi: Me këtë poezi, të gjithë nxënësve, jua uroj vitin e ri shkollor, 2024-2025. Po ashtu të gjithë personelit arsimor, punë të mbarë dhe suksese në punë.

U MBUSH OBORRI

Çelen dyert e shkollës
Për fatosat fillestar,
Me të gjithë nxënësit
E gëzuar dhe krenar.

U mbush oborri
Me fëmijë gazmorë,
Me çanta në shpinë
Kapur dorë për dorë.

Kush i pari arrinë
Mësuesen ta përqafoj,
E ca lule të freskëta
Shpejt t’ia dhuroj.

Seç e fusin në mes
Fatlumen mësuese,
I këndojnë ca këngë
Me vargje frymëzuese.

Ju thotë: Sa jeni rritur
Në këtë pushim,
Sa më trimëruat
E më shtuat gëzim.

01.09.2024

BIOGRAFI E AUTORIT

Bilall Maliqi lindi më 08.04.1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës. Shkollën fillore dhe të mesmen grafike me shkallë të lartë i kreu në Preshevë. Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në fushën e trajnimeve gazetareske në B K SH “Perspektiva” Bujanoc. Ka ndjekur edhe kursin e gazetarisë me DW Akademi
Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare. Është i prezantuar në Almanakun Botëror të poezisë “WORLD POETRY” 2014; Në shumë Antologji, Leksikone dhe Panorama si dhe është fitues i disa çmimeve letrare. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare “Qëndresa” që del në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Aktualisht është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar i Galaktika poetike Atunis”, Kryetar i “Atunis Lugina”, anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Shkrimtarëve “Princ Muzaka”.
Është gazetar i së përjavshmes “Perspektiva”, bashkëpunëtor i revistës letrare për fëmijë dhe të rinj “Diellori”, zv/ kryeredaktor i revistës për fëmijë dhe të rinj “Shpresat”, bashkëpunëtor i së përjavshmes “Nacionali : Shkruan edhe në gazeta ditore të Kosovës dhe të Maqedonisë si: “Epoka e Re”, “Zëri”, “Kosova sot”, “Fakti ditor”, “Lajm” etj.

VEPRA LETRARE

Rrugëtimi – poezi për të rritur.
Rrugëtim përjetësie – poezi për të rritur.
Gëzim dhe drojë – tregime.
I lutemi Zotit – poezi fetare.
Perëndim i varur – poezi për të rritur.
Kodra e luleve – poezi për fëmijë.
Vula e kohëzezës – poezi për të rritur.
Shtëpia afër pyllit – tregime për fëmijë.
Gërfyejt e shpresës – poezi për të rritur.
Ide të trazuara – intervista me shkrimtarë.
Lutje të lagura – poezi për të rritur.
Mbresa vrojtuese – vështrime letrare.
Hëna flet me lule – poezi për fëmijë.
Hullive artistike – vështrime kritike.
Nën strehën e kujtimeve (SOTTO LA GRONDA DEI RICORDI), poezi shqip -italisht
Në thellësi të ëndrrës – poezi për të rritur.
Aforizma.
Semantika e shtrirjes krijuese – vështrime kritike.
I kthehem ëndrrës – poemë.
Sheshi i fjalëve – poema.
Rrugët e shikimit – Paths of vision poezi shqip-anglisht.
Drithërimë – Tremuratura (poemë shqip-rumanisht).
Këngë zogu – poezi për fëmijë.
Vlerësime – vështrime kritike.
Pikojnë fjalët – aforizma.
Shtigjeve të shpresës-poezi për të rritur.
Vetmi e mërdhirë-proza poetike.
Rrëmbimi Euridikës-poezi për të rritur.
Ëndrra që më dha gëzim-poezi për fëmijë.
Në prehrin e ëndrrës-poezi për të rritur.
Sytë e Erës- poezi për fëmijë.
Shkreptimë dashurie-poezi për të rritur
Blini në Blinishtë-tregime për fëmijë
Pikëpyetje kohës-poezi për të rritur
Lule për kurorë-poezi për fëmijë
Ëndrra e Malit-roman për fëmijë
Ejani të vallëzojmë- poezi për fëmijë
Bilall Maliqi jeton dhe punon në Preshevë…