Natyrisht, titulli është ironik, por këto 10 mendime të babait të psikologjisë analitike sigurisht meritojnë vëmendjen tonë.
Ato janë mësime të mrekullueshme që nuk duhen humbur.
Lexo dritare.net për të zbuluar se çfarë janë ato!
1- “Derisa të mos e njihni subkoshiencën tuaj, ajo do ta drejtojë jetën tuaj dhe ju do ta quani ‘fat’”.
2- “Çdo gjë që na bezdis ne tek të tjerët, mund të na çojë ta kuptojmë veten”.
3- “Takimi midis dy personaliteteve është si kontakti i dy kimikateve: nëse ka një reagim,ato transformohen”.
4- “Nuk bëhesh i ndriçuar duke imagjinuar figura të dritës, por duke e bërë errësirën të ndërgjegjshme. Megjithatë, kjo procedurë është e pakëndshme, shqetësuese, jo popullore.
5- “Njohja e errësirës së tonë është mënyra më e mirë për t’u përballur me errësirën e njerëzve të tjerë”.
6- “Nëse jeni një person i talentuar, kjo nuk do të thotë që ju keni fituar diçka. Do të thotë që ke diçka për të ofruar. “
7- “Gabimet janë, në fund të fundit, motive për të vërtetën. Nëse një njeri nuk e di se çfarë është një gjë, tashmë është një pikë kthese për të ditur se çfarë nuk është. “
8- Vizioni juaj do të bëhet i qartë vetëm kur të shikoni në zemrën tuaj. Kush sheh jashtë ëndrron; kush sheh brenda, rizgjohet.
9- “Njerëzit do të bëjnë gjithçka, pa marrë parasysh sa absurde mund të jetë, për të shmangur shikimin e shpirtrave të tyre”.
10- “Vetmia nuk rrjedh nga të mos pasurit askënd rreth, por nga paaftësia për të shprehur gjërat që duken të rëndësishme, apo për të perceptuar pikëpamjet e caktuara që të tjerët i gjejnë të papranueshme.”
11- “Depresioni është si një grua e veshur me të zeza. Nëse vjen, mos e largoni. Kërkojini të hyjë, afrojini një vend, trajtojeni atë si një mysafir dhe dëgjoni atë që ajo ka për të thënë “.
12- “Një njeri që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk e ka kapërcyer.”
13- “Perceptimi juaj do të bëhet i qartë vetëm kur mund të shikoni në shpirtin tuaj”.
14- “Lavjerrësi i mendjes luhatet midis sensit dhe jo sensit, jo ndërmjet të drejtës dhe të së gabuarës”.
15- “Ajo të cilës ju i rezistoni, vazhdon”.
16- “Një ëndërr është një derë e vogël e fshehur në thellësinë, e shenjtë të shpirtit, e cila hapet në kozmik, në natën e lashtë, që është shpirti para se ekzistonte ego e të vetëdijshmes”
17- “Ne mendojmë se e njohim veten plotësisht. Megjithatë, një mik mund të zbulojë lehtësisht diçka rreth nesh, për të cilën nuk kemi asnjë ide.
18- “Unë nuk jam ajo që ndodhi me mua, unë jam ai që kam zgjedhur të jem”.
19- “Mos u mba tek ajo që shkoi, përndryshe nuk do të jetë e mundur të takosh ata që do të vijnë”.
20- “Të mendosh është shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve gjykojnë. Reflektimi kërkon kohë, kështu që ata që reflektojnë, për këtë arsye nuk kanë asnjë mënyrë për të shprehur vazhdimisht gjykime”./Përshtati Valmira Dalipi/ Dritare/