ULQINI, 2024 !

ULQIN, 27.08.2024: Plazhi i Vogël në Ulqin ka formë gjysmërrethore dhe kufizohet në një anë me Kalanë e Ulqinit dhe në anën tjetër me siujdhesën Suka (malaz. Rt Ratislava). Është plazhi kryesorë i qytetit, i njohur edhe si Plazhi i Qytetit. Gjatësia e plazhit është 376 m, sipërfaqja 12.787 m², ndërsa kapaciteti i tij është rreth 2,500 pushues.

Plazhi I Madh shtrihet në drejtimin veriperëndim‑juglindje nga Porto Milena deri tek delta e Bunës, që e ndan nga Ada e Bunës. Gjatësia e tij është 12 km.