# Medvegja Sot > Portal Lajmesh ## Posts - [E VËRTETA E SHKOLLËS SHQIPE NË MEDVEGJË](https://medvegjasot.com/?p=6408): Në trojet ku historia shpesh është shkruar me sakrificë, fjala e vërtetë bëhet dëshmi, ndërsa kujtesa kthehet në amanet. Në Medvegjë, aty ku drita e dijes është mbajtur gjallë me përkushtim brezash, rrëfimi për shkollën shqipe nuk është thjesht histori – është identitet, është qëndresë, është krenari kombëtare. Portali MEDVEGJASOT.com është i vetmi që për plot 13 vite ka dokumentuar dhe prezantuar me përkushtim fillimet e arsimit shqip në këtë trevë. Nga shkolla e parë në Gërbac, në Kapit, Tupallë, Sfircë, Gjylekreshtë, Banjë e Vjetër, Ramabajë, Siarinë, në Banjë të Siarinës e në vetë Medvegjën – çdo hap i këtij... - [AKADEMIKU REXHEP QOSJA (1936–2026)](https://medvegjasot.com/?p=6392): Sot, më 23 prill 2026, në moshën 89-vjeçare, është ndarë nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur Rexhep Qosja. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e ka shpallur ditën e premte, 24 prillin si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes AMANETI I REXHEP QOSJES LËNË NIPIT TE TIJ VALJETIT NIPIT TIM VALJETIT I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILITKËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të... - [BAFTI HAJDINI – PROFESORI I GOLGOTËS SHQIPTARE” PROMOVOHET NË PRISHTINË ME NDERIME TË VEÇANTA](https://medvegjasot.com/?p=6367): Sot, më 28 mars 2026, në ambientet e Hotel Emerald në Prishtinë, u mbajt promovimi i librit të autorit Jonuz Fetahu me titull “Bafti Hajdini – profesori i golgotës shqiptare”, monografi e botuar me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së profesor Bafti Hajdini. Kjo veprimtari përkujtimore dhe kulturore mblodhi bashkë intelektualë, familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të profesorit, të cilët me respekt dhe mirënjohje përkujtuan jetën dhe veprën e tij. Në fjalën hyrëse u theksua se ka libra që lindin për të pasuruar bibliotekat, por edhe libra që lindin për të ruajtur kujtesën dhe për të nderuar historinë e njerëzve që... - [SHPALLJA E FOTOGRAFISË ME MË SË SHUMTI PËLQIME](https://medvegjasot.com/?p=6348): SHPALLJA E FOTOGRAFISË ME MË SË SHUMTI PËLQIME Në konkursin e publikuar nga MEDVEGJASOT.com, nga 20 Shkurt deri më 6 Mars 2026, çdo ditë janë publikuar fotografi me veshje kombëtare të grave shqiptare nga rajoni i Medvegjës. Sipas pëlqimeve të publikut, fotografia më e mirë, me 1.500 pëlqime, shpallet fotografia me portretin e Znj. FLORENTINA B. RAMA. Gjithashtu do të publikohen me radhë të gjitha fotografitë që kanë marrë mbi 500 pëlqime. MEDVEGJASOT.com uron të gjitha gratë shqiptare: Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas! Respekt dhe mirënjohje për rolin dhe kontributin tuaj në familje dhe në shoqëri. Me... - [DIASPORA NGA MEDVEGJA FESTON ME KRENARI PAVARËSINË E KOSOVËS NË ZVICËR](https://medvegjasot.com/?p=6323): Intervistë nga MEDVEGJASOT.com me Valbona Neziri Thaqi, anëtare e kryesisë së Shoqatës Humanitare Medvegja me seli në Zvicër! MEDVEGJASOT.com: Zonja Valbona Neziri Thaqi, më 7 mars 2026 Shoqata Humanitare e Medvegjës organizoi një manifestim në nder të Pavarësisë së Kosovës. Si e përshkruani këtë mbrëmje? Valbona Neziri Thaqi: Ishte një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. U organizua për të nderuar Pavarësinë e Kosovës dhe për të bashkuar komunitetin tonë në një atmosferë festive, me kulturë, këngë dhe valle tradicionale. Ishte kënaqësi e madhe të shihnim kaq shumë bashkatdhetarë të mbledhur së bashku. MEDVEGJASOT.com: Çfarë mesazhi keni si kryesi... - [7 MARS – DITA E MËSUESIT, FESTA E DIJES DHE E SHKOLLËS SHQIPE](https://medvegjasot.com/?p=6315): Dita e Mësuesit është një festë e veçantë që u kushtohet të gjithë mësuesve dhe personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Në Shqipëri kjo ditë shënohet çdo vit më 7 mars, në kujtim të hapjes së shkollës së parë shqipe. Në mars të vitit 1887, në qytetin e Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe, një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë dhe kulturën shqiptare. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte patrioti dhe veprimtari i shquar Pandeli Sotiri. Hapja e kësaj shkolle ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimi i gjuhës shqipe zhvillohej fshehurazi nëpër... - [28 VJET NGA EPOPEJA E UÇK-SË – HEROIZMI I FAMILJES JASHARI NË PREKAZ ](https://medvegjasot.com/?p=6312): Sot mbushen 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz, një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë së re të Kosovës. Kjo datë shënon fillimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), simbol i sakrificës së madhe për liri dhe dinjitet kombëtar. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e familjes Jashari në Prekaz. Në një përballje të pabarabartë, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe vendosmërisë për çlirimin e Kosovës. Rënia e tyre tronditi dhe zgjoi ndërgjegjen kombëtare, duke mobilizuar mijëra djem... - [PASIVIZIMI I ADRESAVE TË SHQIPTARËVE NË LUGINË: GJYKATA E STRASBURGUT E PRANON NË SHQYRTIM PADINË](https://medvegjasot.com/?p=6305): Një zhvillim i rëndësishëm juridik ka ndodhur në lidhje me çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg ka regjistruar për herë të parë për shqyrtim padinë e dorëzuar kundër Serbisë. Padia është iniciuar nga avokati Drini Grazhdani dhe ka të bëjë me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, përfshirë Medvegjë dhe Bujanoc. Sipas pretendimeve, ky proces ka ndikuar drejtpërdrejt në të drejtat civile dhe administrative të qytetarëve shqiptarë në këtë rajon. Regjistrimi i padisë në Strasburg konsiderohet si një hap i rëndësishëm... - [ORË E MADHE LETRARE NË VELEKINCË TË GJILANIT, PROMOVOHET ROMANI “SFIDAT E MËRGIMTARIT” I HAJRUSH REDENICËS](https://medvegjasot.com/?p=6267): Në SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë të Gjilanit, më 11 shkurt 2026 (e mërkurë), u mbajt një orë e madhe letrare, gjatë së cilës u promovua romani “Sfidat e mërgimtarit” i autorit Hajrush Redenica. Aktiviteti u zhvillua në prani të nxënësve, mësimdhënësve dhe dashamirëve të librit, duke u shndërruar në një ngjarje të veçantë kulturore për komunitetin lokal. Redaktor i romanit është Prof. Arbresh Gashi, ndërsa recensent Dr. Sc. Zenel Hajrizi. Ballina dhe faqosja janë realizuar nga Albert Zuka, kurse parathënia është shkruar nga Abdullah Troshupa. “Sfidat e mërgimtarit” është romani i katërt i autorit dhe libri i 29-të... - [SHAIP KAMBERI NË SHBA: KONGRESI AMERIKAN TRAJTON ZYRTARISHT DISKRIMINIMIN NDAJ SHQIPTARËVE](https://medvegjasot.com/?p=6223): Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, së bashku me kryetarin e degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Uashington, ku kanë zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve amerikane. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, Kamberi ka bërë të ditur se ka pranuar personalisht nga kongresisti amerikan Keith Self kopjen e Rezolutës H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, dokument ky që për herë të parë e vendos zyrtarisht diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi në agjendën e Kongresit... - [MUHARREM SALIHU NGRIT ÇËSHTJEN E MEDVEGJËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS NË NIVELET MË TË LARTA TË KONGRESIT AMERIKAN](https://medvegjasot.com/?p=6212): MEDVEGJASOT.com: Z. Salihu, çfarë ju çoi në Uashington dhe cili ishte qëllimi kryesor i këtyre takimeve në Kongresin Amerikan? Muharrem Salihu: Qëllimi im kryesor ishte ngritja e shqetësimeve të shqiptarëve të Medvegjës dhe Luginës së Preshevës në nivelet më të larta institucionale amerikane, duke sensibilizuar për gjendjen e rënduar dhe për politikat diskriminuese që po përballen këto komunitete. MEDVEGJASOT.com: Me cilët përfaqësues të Kongresit Amerikan u takuat dhe çfarë u diskutua konkretisht? Muharrem Salihu: Në Kongresin Amerikan u takova me kongresmenin John Moolenaar dhe me kongresmenin Robert Aderholt. Me ta diskutova në mënyrë të argumentuar situatën aktuale në Luginën e Preshevës, rëndësinë e Rezolutës... - [SELVIJE NAMANI – NGA KAPITI NË ZVICËR, ME SHËRBIM NDAJ KOMUNITETIT](https://medvegjasot.com/?p=6205): MEDVEGJASOT.com: Znj. Namani, a mund të na tregoni për origjinën dhe fëmijërinë tuaj të hershme? Selvije Namani: Kam lindur në fshatin Kapit. Fëmijërinë e hershme e kalova në vendlindje, në një familje ku vlerat familjare, puna dhe përkushtimi ndaj dijes ishin themel i edukimit. Dy vitet e para të shkollës fillore i përfundova aty, duke hedhur bazat e formimit tim arsimor dhe njerëzor. MEDVEGJASOT.com: Si vazhdoi rrugëtimi juaj arsimor pas kësaj periudhe? Selvije Namani: Më pas vazhdova shkollimin në Prishtinë, ku përfundova edhe katër vite të tjera të arsimit fillor. Ishte një periudhë e vështirë për popullin shqiptar, e cila ndikoi edhe në jetën... - [LIRIA NAMANI RRËFEN: SI SHKOLLA DHE SHOQËRIA FORMËSOJNË BREZAT E RINJ NË DIASPORËN ZVICRANE](https://medvegjasot.com/?p=6196): MEDVEGJASOT.com: Zonja Namani, për fillim, a mund të na tregoni shkurtimisht për rrugëtimin tuaj akademik? Liria Namani: Aktualisht jam e angazhuar si ligjëruese në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Valais-it dhe njëkohësisht doktorante në Universitetin e Gjenevës. Rrugëtimi im akademik është ndërtuar rreth interesimit për arsimin, barazinë, migrimin dhe përjetimet shkollore të fëmijëve dhe familjeve me prejardhje migrimi. MEDVEGJASOT.com: Tema e tezës suaj doktorale trajton brezat e dytë të emigrantëve. Pse kjo temë është e rëndësishme sot? Liria Namani: Kjo temë është shumë aktuale, sepse brezat e dytë – fëmijët e emigrantëve të lindur në Zvicër – janë sot prindër të brezit të tretë.... - [BISEDË ME Z. SYLEJMAN MUSLIU, DREJTUES I SHOQËRISË KULTURORE-ARTISTIKE “MEDVEGJA” NË ZVICËR](https://medvegjasot.com/?p=6188): MEDVEGJASOT.com: Z. Musliu, në vazhdën e kontributit të diasporës shqiptare, si do ta përshkruanit rolin e Shoqërive Kulturore-Artistike në Zvicër? Sylejman Musliu: Shoqëritë Kulturore-Artistike në diasporë kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar. Ato janë ura lidhëse mes mërgatës dhe vendlindjes, duke mbajtur gjallë gjuhën, traditat, këngën, vallen dhe shpirtin shqiptar. Në Zvicër, këto shoqëri kanë qenë dhe mbeten shtylla të forta të ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. MEDVEGJASOT.com: Çfarë e veçon Shoqërinë Kulturore-Artistike “Medvegja” nga shoqëritë e tjera kulturore në diasporë? Sylejman Musliu: Shoqëria jonë e ka theksin e veçantë te ruajtja autentike e trashëgimisë së Medvegjës. Ne promovojmë... - [XHEMË XHEMA – JETË NË SHËRBIM TË KOMBIT, DIJES DHE LIRISË](https://medvegjasot.com/?p=6178): Xhemë Xhema lindi në Tupallë të Medvegjës në vitin 1943, në një mjedis ku dashuria për dijen, punën dhe atdheun ushqehej që në fëmijëri. Shkollën fillore e kreu në Tupallë dhe në Medvegjë, ndërsa arsimin e mesëm e vijoi në Prishtinë dhe në Gjilan, duke u formuar herët si një i ri me prirje të dalluara intelektuale dhe organizative. Në fillimet e jetës së tij profesionale, ai ushtroi detyrën e mësuesit në Sfircë të Dardanës dhe në shkollën fillore të vendlindjes në Tupallë, duke dhënë kontribut të çmuar në arsimimin e brezave të rinj. Më pas, një periudhë punoi në... - [INTERVISTË ME VALBONA NEZIRI THAQI – SHEMBULL I RUAJTJES SË VLERAVE KOMBËTARE DHE HUMANIZMIT NË MËRGIM](https://medvegjasot.com/?p=6174): MEDVEGJASOT.com: Znj. Valbona Thaqi, ju jeni një grua nga Medvegja me vendbanim në Zvicër, e njohur për ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare. Çfarë do të thotë për ju të ruani këto vlera në mërgim? Valbona Neziri Thaqi: Ruajtja e kulturës, traditës dhe vlerave kombëtare për mua është detyrim moral dhe shpirtëror. Edhe pse jetoj në mërgim, lidhja me rrënjët nuk është shkëputur kurrë. Këto vlera i kam ruajtur në familje me përkushtim dhe i kam përcjellë me krenari te fëmijët e mi, përmes gjuhës, veshjeve kombëtare dhe respektit për origjinën tonë. MEDVEGJASOT.com: Për shumë vite jeni nënkryetare e Shoqatës Humanitare “Medvegja”. Si... - [ZENULLAH NAMANI FLET PËR MËRGIMIN, SAKRIFICËN DHE ANGAZHIMIN KOMBËTAR](https://medvegjasot.com/?p=6169): MEDVEGJASOT.com: Z. Namani, si e kujtoni fëmijërinë tuaj në Kapit dhe vitet e para të shkollimit? Zenullah Namani: Fëmijërinë e kujtoj me mall dhe krenari. Kapiti ishte vendi ku u formova si njeri. Shkollimin fillestar e mora aty, në kushte të thjeshta, por me vlera të mëdha familjare e kombëtare, të cilat më kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës. MEDVEGJASOT.com: Çfarë ju shtyu të emigroni në Zvicër? Zenullah Namani: Pas disa tentimeve të pasuksesshme për punë në Medvegjë dhe Prishtinë, u detyrova të largohem nga vendlindja. Emigrimi nuk ishte dëshirë, por domosdoshmëri për të siguruar jetesën dhe të ardhmen e familjes. MEDVEGJASOT.com: Si ishin fillimet tuaja... - [EMRUSH ABAZ OSMANI – BOJNIKU: ZË I HISTORISË, KULTURËS DHE KUJTESËS KOMBËTARE](https://medvegjasot.com/?p=6166): MEDVEGJASOT.com: Z. Osmani, çfarë ju shtyu të shkruani monografinë “Bojnikët nëpër shekuj”? Emrush Abaz Osmani: Nxitja kryesore ishte nevoja për ta dokumentuar historinë e Bojnikëve nga këndvështrimi ynë, si shqiptarë autoktonë të këtyre trojeve. Për një kohë të gjatë historia jonë është anashkaluar, deformuar ose harruar. Kjo vepër është përpjekje për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për t’ua lënë brezave një dëshmi të shkruar për rrënjët e tyre. MEDVEGJASOT.com: Çfarë vlerash historike dhe kombëtare mbart kjo monografi? Emrush Abaz Osmani: Libri përmban vlera të veçanta historike, kulturore dhe kombëtare. Ai trajton historikun, jetën, sakrificat dhe kontributin e Bojnikëve si pjesë e pandarë e trungut... - [LIDHJA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE, KUKËS, SHPREH SOLIDARITETIN E PLOTË ME PETICIONIN E KOMUNITETIT TË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË](https://medvegjasot.com/?p=6157): Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Kukës shpreh solidaritetin e plotë me peticionin e komunitetit të shkrimtarëve shqiptarë, i cili denoncon praktikat përjashtuese, diskriminuese dhe klanore, në dhënien e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës. Mbështesim kërkesën për rivendosjen e ligjshmërisë, transparencës, barazisë së zhanreve letrare dhe respektimit të parimeve kushtetuese në administrimin e çmimeve shtetërore të letërsisë. Anashkalimi i qëllimshëm i fushave të caktuara letrare, veçanërisht i letërsisë për fëmijë, është i papranueshëm dhe dëmton rëndë interesin publik, kulturor dhe kombëtar. Shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj këtyre... - [PASIVIZIMI NË MEDVEGJË – STRATEGJIA E HESHTUR E ZHDUKJES SË SHQIPTARËVE NGA TROJET E TYRE](https://medvegjasot.com/?p=6128): Medvegja, njëra nga tre komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, ka qenë historikisht pjesë e pandashme e trojeve etnike shqiptare. Me fshatra të lashta, kulturë dhe tradita të pasura, kjo trevë ka lindur figura të shquara të arsimit, kulturës dhe rezistencës kombëtare. Por që nga përfundimi i luftërave në Kosovë dhe ndryshimet gjeopolitike në rajon, ajo është bërë skena e një procesi të heshtur, por tepër të rrezikshëm – pasivizimit administrativ të shqiptarëve. Çfarë është pasivizimi? – Pasivizimi është një praktikë administrative e autoriteteve serbe, përmes së cilës qytetarëve shqiptarë të Medvegjës (dhe pjesërisht edhe të Preshevës e Bujanocit) u... - [TRANSPARENCA E MJETEVE FINANCIARE TË NDARA NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR LUGINËN E PRESHEVËS – KU MBETET MEDVEGJA?](https://medvegjasot.com/?p=6100): Ditëve të fundit, në Preshevë dhe Bujanoc po diskutohet gjerësisht për mjetet financiare të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për miliona euro të mbetura peng dhe për projekte të financuara apo të papërfunduara. Megjithatë, ajo që bie dukshëm në sy është heshtja pothuajse e plotë rreth përfshirjes së shqiptarëve të Medvegjës, një komunë që prej vitesh përballet me shpërngulje masive, diskriminim institucional dhe mungesë sistematike të investimeve. Në këtë debat publik, mungojnë pyetjet themelore dhe llogaridhënia e domosdoshme: Sa mjete financiare janë ndarë konkretisht për Medvegjën? Cilat projekte janë aprovuar, nëse ka pasur të tilla? Kush ka përfituar realisht... - [VESHJET SIPAS MOSHËS DHE STATUSIT FAMILJAR TEK GRATË SHQIPTARE TË MEDVEGJËS](https://medvegjasot.com/?p=6089): Veshja tradicionale e grave shqiptare nga treva e Medvegjës përbën një pasuri të veçantë kulturore, e cila fatkeqësisht është trajtuar shumë pak në studimet etnografike. Ajo nuk ishte thjesht një formë mbulimi apo zbukurimi, por një gjuhë e heshtur që tregonte qartë moshën, statusin familjar dhe pozitën shoqërore të gruas brenda komunitetit. Në shoqërinë tradicionale të kësaj treve, veshja ishte një kod i njohur për të gjithë. Përmes saj dallohej vajza e re, vajza beqare e pjekur për martesë, nusja e re, gruaja e martuar dhe gruaja në moshë. Çdo ndryshim në jetën familjare pasqyrohej edhe në veshje. Veshja e... - [SOKOL ISMAJLI – JETA NËN DHUNË, FRIKËSIM DHE FSHIRJE NGA VENDLINDJA](https://medvegjasot.com/?p=6082): Kjo ngjarje flet për Sokol Ismajlin, një shqiptar nga fshati Gërbac i Medvegjës, jeta e të cilit pasqyron fatin e shumë shqiptarëve të kësaj treve pas përfundimit të luftës së Kosovës. Rrëfimi i tij është dëshmi e gjallë e dhunës policore, frikësimit institucional dhe përpjekjeve sistematike për ta larguar shqiptarin nga vendlindja e vet shekullore. Në fund të vitit 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë, policia dhe ushtria serbe u rikthyen në rajonin e Medvegjës. Ky rikthim solli një atmosferë frike dhe pasigurie mes banorëve shqiptarë. Bastisjet, kërcënimet dhe presioni i vazhdueshëm u bënë pjesë e përditshmërisë. Si pasojë... - [ME NDERIME SHTETËRORE I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT AKADEMIKUT NEXHAT DACI](https://medvegjasot.com/?p=6062): Akademikut dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, sot iu dha lamtumira e fundit me nderime shtetërore në varrezat e kryeqytetit, në Arbëri. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, krerë të shtetit, miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë, të cilët i dhanë nderimet e fundit njërit prej figurave më të rëndësishme akademike dhe politike të Kosovës. Veprën dhe kontributin e akademikut Nexhat Daci e nderuan me homazhe dhe në Akademinë Përkujtimore: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit në detyrë Dimal Basha, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, kryetari i AAK-së Ramush... - [PËR 13 VITE NË SHËRBIM TË FJALËS SË LIRË DHE VLERAVE KOMBËTARE](https://medvegjasot.com/?p=6056): Për 13 vite me radhë, portali MEDVEGJASOT.com ka punuar me përkushtim për kulturën, arsimin, historinë, traditën, letërsinë, aktivitetet kulturore dhe humanitare, si dhe për pasqyrimin e kërkesave dhe lajmeve ditore. Falë besimit tuaj, përkrahjes së vazhdueshme dhe bashkëpunimit të sinqertë, kemi arritur të qëndrojmë të fortë dhe konsekuentë për 12 vite dhe kështu po hyjmë në vitin e 13-të me të njëjtin mision: të paanshëm, të saktë dhe të drejtpërdrejtë. Çdo material që na është dërguar është shqyrtuar me përgjegjësi dhe është botuar me korrektësi. Çdo ftesë që kemi marrë është realizuar dhe kemi qenë të pranishëm drejtpërdrejt, gjithmonë pranë... - [KONCERTI I FUNDVITIT – ANSAM BLI “SHOTA” PËRMBYLL VITIN 2025 ME ART DHE EMOCION](https://medvegjasot.com/?p=6034): Me pamje mbresëlënëse nga Koncerti i Fundvitit, i mbajtur më 26 dhjetor 2025, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” përmbylli një vit të pasur me aktivitete artistike, emocione dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore. Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë festive, ku skena u mbush me energji, krenari kombëtare dhe interpretime dinjitoze artistike, duke u mirëpritur me duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm. Ansambli “Shota” falënderon nga zemra të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës që e kanë përcjellë dhe mbështetur gjatë gjithë vitit, në çdo koncert, aktivitet dhe paraqitje artistike. Kjo mbështetje mbetet forca kryesore... - [SHEMBULL HUMANITETI DHE ATDHEDASHURIE – NJË MBYLLJE DINJITOZE E VITIT 2025 NË MEDVEGJË](https://medvegjasot.com/?p=6019): Në kuadër të projekteve humanitare, Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër ka realizuar një investim domethënës prej 7.500 eurosh për ndërtimin e çatisë së familjes Jaha pesëanëtarëshe në Medvegjë, e cila deri dje jetonte në kushte tejet të vështira. Ky akt fisnik nuk përfaqëson vetëm ndihmë materiale, por sjell shpresë, dinjitet dhe një fillim të ri jete për këtë familje. Me këtë investim të dhjetorit, Shoqata përmbyll me sukses vitin 2025. Me këtë rast, Kryetari i Shoqatës, z. Hajrrullahu, së bashku me anëtarët Shaban Bislimi dhe Bukurim Kurti, përveç përurimit të çatisë së familjes Jaha, ndanë edhe dhurata për nxënësit e shkollave shqipe në Medvegjë, në vlerë prej 1.500 eurosh. Ky veprim dëshmon qartë se... - [Në Itali u mbajt Konferencë mbi diskriminimin në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc](https://medvegjasot.com/?p=6010): Kumtesa  e paraqitur në Konferencën e mbajtur në  Lugo Di Ravenna-Itali, nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,  kushtuar çështjesë së Krahinës që nuk e ka  të zgjidhur statusin politik, përkundër Referendumit dhe luftës së UÇPMB-ës E nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, znj.Elena Zanoni,    I nderuar  Presidenti Granit Muçaj, zv.Presidenti Eris HOXHA,  I nderuar  Presidenti i Nderit Petrit Aliaj,  dhe Sekretarja e Federatës, dr.Ninfa Pema, e gjithë Grupit të Punës,  Të nderuar Studiues, Intelektualë, Veprimtarë të Çështjes Kombëtare,  Të nderuar Përfaqësues të institucioneve shtetërore, qendrore e lokale, këtu në shtetin  demokratik mikëpritës në Itali,   Të... - [Nazmije Krasniqi–Jusufi, garon për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)me numër 84. ](https://medvegjasot.com/?p=5998): Magjistre e Shkencave Juridike në fushën Kushtetuese dhe Administrative, me mbi 19 vite përvojë profesionale në administratën publike dhe qeverisjen lokale. Që nga viti 2006 është e punësuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ndërsa aktualisht ushtron detyrën e Udhëheqëses së Divizionit për Transparencë në Komuna, si dhe është zyrtare përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale në MAPL. Gjatë karrierës së saj ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në monitorimin, vlerësimin dhe këshillimin e komunave për transparencë dhe qeverisje të mirë, hartimin e strategjive, akteve nënligjore, udhëzuesve dhe planeve për zbatimin e obligimeve ligjore, si dhe në koordinimin institucional dhe zbatimin e standardeve të... - [FALËNDERIM ME RASTIN E PËRURIMIT TË PUSIT 86 METRA PËR FAMILJEN RAMA NË SIARINË](https://medvegjasot.com/?p=5979): Sot, më 16 dhjetor 2025, në prani të Selim Zekës, Hamdi Halimit, Kosum Beqirit, Rrahman Hysenit, si dhe anëtarëve të familjes Rama, u vendos edhe një pllakë përkujtimore pranë pusit, me ç’rast familja e Dylber Ramës shprehu falënderim të thellë për të gjithë kontribuuesit dhe në veçanti për iniciatorin e këtij projekti humanitar, z. Selim Zeka. Zeka, me rastin e përurimit të pllakës së pusit në thellësi 86 metra për familjen Rama në Siarinë, më datë 17 dhjetor 2025. Shumë i nderuari z. Rrahman Hyseni, ju falënderoj pa fund për ardhjen tuaj sot te familja Rama. Kryefamiljari, z. Adem Rama, me... - [TIARA IBISHI – TALENTI I RI QË PO RRITET NË GJIRIN E “SHQIPONJAVE TË MEDVEGJËS”](https://medvegjasot.com/?p=5952): Tiara Ibishi, e lindur më 30 dhjetor 2014 në Prishtinë, është një nga vajzat më të dalluara të brezit të ri që po rritet me dinjitet dhe dashuri për artin, kulturën dhe traditën. Ajo është vajza e Valentina Rexhepi Ibishi e njohur gjerësisht si “Shqiponja e Parë” e Shoqërisë Kulturore-Artistike “Shqiponjat e Medvegjës” – dhe mbesa e Selman Rexhepit, drejtorit të kësaj shoqate të respektuar që prej vitesh ruan, kultivon dhe promovon vlerat medvegjase kudo në trojet shqiptare. Rritur në një familje ku kultura është mënyrë jetese, Tiara ka trashëguar natyrshëm dashurinë për artin dhe traditën. Ajo spikat si një vajzë me talent të... - [MAJLINDA SHAQIRI – ZËRI I GJITHMONSHËM I SË VËRTETËS, HUMANIZMIT DHE ATDHEUT](https://medvegjasot.com/?p=5941): Me 28 dhjetor 2025 Kosova mban zgjedhjet nacionale, një moment i rëndësishëm për drejtimin e vendit dhe përfaqësimin e vërtetë të qytetarëve. Në këtë garë, ndër emrat që spikatin me dinjitet dhe përkushtim, qëndron Majlinda Shaqiri – për të gjithë ne e njohur edhe si Linda. Ka shumë arsye pse një grua si Majlinda e meriton të jetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Ajo është nga ato gra që njihen jo nga fjalët, por nga veprat; nga guximi, sakrifica dhe përkushtimi i pandalshëm për punën, drejtësinë dhe të mirën e vendit. Majlinda e njeh punën – jo premtimet e... - [PASTICCERIA “FELLINI – SWEET & COOL” NË PRISHTINË ME PRONAR RAMË UKA](https://medvegjasot.com/?p=5925): Pasticceria “Fellini – Sweet & Cool” është një nga ëmbëltoret më të njohura dhe më të vlerësuara në Prishtinë, e cila njihet për shije të jashtëzakonshme, cilësi të lartë dhe kreativitet unik në çdo produkt të saj. Nën drejtimin e pronarit Ramë Uka, kjo pasticceri ka krijuar një emër të fortë në qytet, duke ofruar një ambient modern dhe mikpritës për të gjithë vizitorët. “Fellini – Sweet & Cool” sjell një gamë të pasur ëmbëlsirash të freskëta, torta të punuara me mjeshtëri, akullore artizanale, lëngje natyrale dhe shumë specialitete të tjera të përgatitura me kujdes dhe përkushtim maksimal. Përbërësit cilësorë... - [SHKA “SHQIPONJAT E MEDVEGJËS” NË ODEON – KRENARI, PATRIOTIZËM DHE MIRËNJOHJE](https://medvegjasot.com/?p=5911): ShKA “Shqiponjat e Medvegjës”, me drejtorin e palodhur Selman Rexhepi, sot shkëlqyen në emisionin ODEON të artistit të mrekullueshëm Naim Abazi – një zemër e madhe dhe mik i vërtetë i kulturës shqiptare. Naim Abazi, së bashku me Mihrijen, prej vitesh janë pranë medvegjasve, duke marrë pjesë në manifestime në Medvegjë dhe në diasporë. Përkushtimi i tyre në promovimin e vlerave shqiptare meriton lavdata, nderim dhe mirënjohje të thellë. Sot, në xhirime, anëtarët e ShKA “Shqiponjat e Medvegjës” u paraqitën me veshje tradicionale, me këngë, valle dhe daulle, duke sjellë krenarinë e trevës sonë dhe duke dëshmuar se kultura medvegjase jeton e... - [MOZAIK PUBLIKON DORACAKUN PËR LEGALIZIMIN E PRONAVE NË LUGINËN E PRESHEVËS](https://medvegjasot.com/?p=5903): Burim: Legalizimi i shtëpive dhe objekteve (Ligji “Svoj na svome”, 2025–2026) Qeveria e Serbisë ka miratuar ligjin e ri për regjistrimin e pronësisë, i cili u jep mundësi qytetarëve të legalizojnë shtëpitë, banesat dhe objektet e ndërtuara pa leje. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pasi siguron titull të pastër pronësie dhe qasje të plotë në shërbime ligjore si rryma, uji dhe kanalizimi, si dhe të drejtën e shitblerjes dhe trashëgimisë. Transmeton MEDVEGJASOT.com Ky doracak shpjegon në mënyrë të thjeshtuar: Me hyrjen në fuqi të ligjit dhe me afatet që po afrohen,... - [INTELEKTUALËT E SHQIPËRISË BASHKOHEN PËR MEDVEGJËN – PROMOVIM MADHËSHTOR NË TIRANË!](https://medvegjasot.com/?p=5892): Në kuadër të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 27 nëntor 2025, në Akademinë e Shkencave në Tiranë, u promovua libri “Zëri im për ty Medvegjë” i autores Majlinda Shaqiri, magjistre e filologjisë dhe zyrtare e lartë në MAPL të Kosovës, bijë e Medvegjës së Luginës së Preshevës. Majlinda Shaqiri, autore e disa librave me poezi dhe fituese e çmimeve letrare, u vlerësua për kontributin e saj në afirmimin e çështjes kombëtare. Shoqatat atdhetare pjesëmarrëse theksuan rëndësinë e mbështetjes së kësaj simbolike për Medvegjën shqiptare dhe rolin e intelektualëve, poetëve e artistëve në përçimin e mesazheve për çështjen kombëtare. Veprimtaria u organizua dhe... - [ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË KONGRESIN AMERIKAN KEITH SELF: DISKRIMINIMI NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË I PATOLERUESHËM](https://medvegjasot.com/?p=5888): Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është futur zyrtarisht në agjendën e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Kjo u diskutua sot në një dëgjim të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit, në Nënkomitetin për Evropë, të udhëhequr nga kongresisti Keith Self. Gjatë fjalës së tij, Self theksoi se pasivizimi administrativ dhe diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik real për stabilitetin rajonal, sidomos në kontekstin e agresivitetit serb ndaj Kosovës. Qëndrimi i tij mori mbështetje të gjerë nga anëtarë të Kongresit dhe ekspertët e ftuar: Kongresistë nga të dyja partitë theksuan... - [IBRAHIM RUGOVA PRESIDENTI QË MBOLLI LIRINË ME FJALË](https://medvegjasot.com/?p=5883): Në historinë e kombit tonë, ka emra që nuk shkruhen vetëm me bojë, por me dritën e shpirtit dhe gjakun e durimit. Njëri prej tyre është Ibrahim Rugova – njeriu që i dha Kosovës zërin e urtësisë në kohë stuhish, dhe fytyrën e shpresës në ditët më të errëta. I lindur më 2 dhjetor 1944, në Cerrcë të Istogut, Rugova erdhi në jetë si një fëmijë i dhembjes së një kombi të ndarë, por u rrit si një burrë i paqes së përjetshme. Dashuria për librin e çoi në universitete, ndërsa dashuria për vendin e ktheu në tribunat e lirisë.... - [MANIFESTIMI I 29 NËNTORIT NË FULLY – MBI 300 PJESËMARRËS NË FESTËN E PAVARËSISË](https://medvegjasot.com/?p=5872): Në manifestimin e mbajtur me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, më datën 29.11.2025 në Fully, Valais, morën pjesë mbi 300 persona, duke e bërë këtë ngjarje një ndër tubimet më të mëdha dhe më të suksesshme të komunitetit shqiptar në Zvicër. Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja”, Zymer Hajrullahu, i cili për katër vite me radhë ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në organizime dhe aktivitete, përshëndeti të pranishmit dhe shprehu falënderimin e tij për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. Shoqata Humanitare “Medvegja” po vazhdon me aktivitetet e saj të pandërprera, duke dëshmuar përkushtim dhe angazhim në ruajtjen e vlerave... - [Nëntori në Luginë: Jehon kënga Besa-Besë në Bujanoc – Mbi 3,500 pjesëmarrës në aktivitetet kulturore shqiptare](https://medvegjasot.com/?p=5860): Për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, po organizon një seri aktivitetesh kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak, me rastin e festave të Nëntorit. Salla në Bujanoc të Luginës së Preshevës jehoi nga kënga “Besa-Besë”, e interpretuar nga nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”, të cilët bashkuan zërat me publikun në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, të mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë. Mbi 607 artistë dhe krijues u... - [DOLI NGA BOTIMI MONOGRAFIA HISTORIKO–LETRARE “TRUNGU I GËRBOSHVE – HISTORIA E FAMILJES HALIMI–RAMA”](https://medvegjasot.com/?p=5852): Ka dalë para lexuesve monografia me vlera të veçanta historike dhe kulturore “Trungu i Gërboshve – Historia e familjes Halimi–Rama”, një botim që shkon përtej kufijve familjarë dhe bëhet pasuri e gjithë shqiptarëve. Ky libër historiko-letrar është një thirrje për kujtesë, respekt dhe ruajtje të identitetit, duke sjellë dëshmi të jetës së përditshme, punës së ndershme dhe dashurisë për familjen e atdheun – vlera që nuk zbehen kurrë. Monografia shërben njëkohësisht si dokument historik dhe rrëfim emocional për brezat e ardhshëm, duke i ndihmuar të kuptojnë se sakrifica, përkushtimi dhe dashuria janë themelet mbi të cilat ndërtohet një jetë e... - [PORTALI INFORMATIV MEDVEGJASOT.COM URON TË GJITHË SHQIPTARËT ME RASTIN E 28 NËNTORIT – DITËS SË FLAMURIT DHE TË PAVARËSISË](https://medvegjasot.com/?p=5841): Në këtë ditë të shënuar, portali, revista dhe kanali MedvegjaSot shënojnë gjithashtu një moment të veçantë: më 28 nëntor 2025 mbushen 13 vite punë të pandërprerë – 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Gjatë këtyre 13 viteve kemi qenë të përkushtuar ndaj informimit të drejtë, të saktë dhe të paanshëm, çka na ka bërë një nga platformat më të besueshme për komunitetin tonë kudo që ndodhet. Urime festa e Flamurit! 🇦🇱Faleminderit që na besoni, na lexoni dhe na ndiqni çdo ditë. 28 NËNTORI – DITA HISTORIKE E KOMBIT SHQIPTAR Më 28 Nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, u shpall Pavarësia... - [SOT U SHËNUA 81-VJETORI I THEMELIMIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS](https://medvegjasot.com/?p=5829): Biblioteka Kombëtare e Kosovës kremtoi sot 81 vjetorin e themelimit, një ditë e veçantë për institucionin më të rëndësishëm të trashëgimisë librore në vend. Me këtë rast u mbajt ceremonia solemne e “Ditës së Bibliotekës”, ku morën pjesë dashamirës të librit, studiues, përfaqësues institucionesh dhe miq të bibliotekës. Pjesë e programit të kësaj dite ishte hapja e ekspozitës së veçantë “Nga dorëshkrimi te digjitalja”, ku vizitorët patën mundësi të shohin nga afër dorëshkrime të rralla dhe materiale arkivore me vlerë historike, të cilat tashmë mund të shfletohen edhe në format digjital. Në kuadër të ceremonisë u nda edhe çmimi prestigjioz “Pjetër Bogdani”,... - [MEDVEGJA E TRADITËS QË NUK DORËZOHET – FESTË E KULTURËS SHQIPTARE NË QENDRËN E KULTURËS](https://medvegjasot.com/?p=5799): Me këngë shqipe, veshje të veçanta tradicionale medvegjase dhe krelanë karakteristike, sot në Medvegjë u manifestua fuqishëm shpirti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me theks të veçantë tek Medvegja. Në sallën e Qendrës së Kulturës jehuan vallet, qiftelia, këngët dhe meloditë shqiptare, duke sjellë një atmosferë të gjallë e krenare për të gjithë pjesëmarrësit. Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e tij u shprehën më krenarë se kurrë për trashëgiminë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së... - [INTERVISTË ME ARKËTARIN E SHOQATËS HUMANITARE “MEDVEGJA”, Z. SABIT ABAZI](https://medvegjasot.com/?p=5786): Shoqata Humanitare “Medvegja” prej vitesh është një ndër shtyllat kryesore të mbështetjes për komunitetin shqiptar në Medvegjë dhe diasporë. Kontributi i saj përfshin ndihma humanitare, aktivitete kulturore, mbështetje për familjet në nevojë dhe përkrahje të vazhdueshme për shkollat dhe fëmijët shqiptarë. Sot, MEDVEGJASOT.com sjell për lexuesit tanë intervistën me arkëtarin e Shoqatës, z. Sabit Abazi, i cili ndan përvojat, sfidat dhe krenarinë e punës së tij në shërbim të komunitetit. MEDVEGJASOT: Si ndiheni për punën dhe angazhimin tuaj në Shoqatën Humanitare “Medvegja”? Sabit Abazi: Më vjen mirë të them se ndihem shumë krenar për punën dhe kontributin tim në Shoqatë. Unë dhe gjithë... - [BSC 2025 – MIKAELA LLALLA KRASNIQI: NEVOJA URGJENTE PËR PËRFAQËSIMIN E TË RINJVE SHQIPTARË TË LUGINËS NË VENDIMMARRJE](https://medvegjasot.com/?p=5778): Në kuadër të Belgrade Security Conference (BSC) 2025, një prej forumeve më të rëndësishme rajonale për sigurinë, demokracinë dhe bashkëpunimin në Ballkan, u zhvillua edhe programi i dedikuar për të rinjtë BSC Young Leaders, ku morën pjesë 30 të rinj nga mbarë rajoni. Konferenca e këtij viti, e organizuar nga Belgrade Centre for Security Policy (BCSP), u fokusua në temën kryesore “Pathways to Freedom”, duke trajtuar çështje kyçe si forcimi i demokracisë, sfidat rajonale, roli i të rinjve në transformimin shoqëror, si dhe dialogu e pajtimi mes komuniteteve. Programi për të rinjtë përfshiu sesione interaktive, takime me vendimmarrës, qasja në panelet kryesore dhe hapësira për të artikuluar vizionin e... - [INTERVISTË ME KRYETARIN E SHOQATËS HUMANITARE “MEDVEGJA”, Z. ZYMER HAJRULLAHU – 15 MIJË EURO INVESTIME NË VENDLINDJE](https://medvegjasot.com/?p=5766): Realizuar nga portali MEDVEGJASOT.com Pas mbledhjes së fundit të Kryesisë së Shoqatës Humanitare “Medvegja” (SHHMZ), ku u miratuan projekte të reja dhe investime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komunitetit, portali MEDVEGJASOT.com zhvilloi një intervistë me Kryetarin e Shoqatës, z. Zymer Hajrullahu. Ai foli për punën, projektet dhe përkushtimin e vazhdueshëm të shoqatës në shërbim të familjeve në nevojë. MEDVEGJASOT: Z. Hajrullahu, çfarë projekte janë miratuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së SHHMZ-së? Përgjigje:Në këtë mbledhje kemi miratuar disa projekte të rëndësishme humanitare dhe infrastrukturore. Fokusi ynë mbetet mbështetja e familjeve me vështirësi ekonomike dhe përmirësimi i kushteve të... - [DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE – PËRKUJTIM I NJË KTHESE HISTORIKE PËR KOMBIN](https://medvegjasot.com/?p=5760): Sot shënojmë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kulturore e kombëtare të shqiptarëve. Transmeton MEDVEGJASOT.com se kjo ditë lidhet drejtpërdrejt me Kongresin e Manastirit, i mbajtur më 14–22 nëntor 1908, ku 50 delegatë nga 26 qytete, klube dhe shoqata shqiptare u mblodhën për të marrë një vendim që do të vuloste rrugën e ardhshme të gjuhës sonë. Në këtë Kongres u miratua alfabeti latin me 36 shkronjat që përdorim edhe sot, i përshtatur për nevojat fonetike të shqipes. Ky akt historik i dha gjuhës një standard të përbashkët, duke forcuar unitetin kulturor... - [VESHJA SI PASQYRË E SHPIRTIT DHE IDENTITETIT TË SHQIPTARËVE TË MEDVEGJËS](https://medvegjasot.com/?p=5711): Veshja tradicionale e grave shqiptare nga treva e Medvegjës nuk është vetëm një krijim estetik apo një shfaqje e bukurisë së jashtme. Ajo është një pasqyrë e shpirtit të popullit, një dëshmi e historisë, një mburojë e identitetit dhe një manifestim i krenarisë kombëtare. Përmes fijeve të endura, ngjyrave të zgjedhura me kujdes dhe ornamenteve të pasura me simbolikë, ruhet një botë e tërë ku ndërthuren besimet, zakonet, mënyra e jetesës dhe aspiratat shekullore të shqiptarëve të kësaj ane. Në fshatrat e Medvegjës, veshja nuk ishte thjesht një nevojë e përditshme, por një gjuhë e heshtur komunikimi: ajo tregonte moshën,... - [VEPRIMTARI ATDHETARE ME TEMËN “BASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR” NË PRISHTINË](https://medvegjasot.com/?p=5707): Me datë 25 tetor 2025, në ora 12:00, në Institutin Albanologjik të Kosovës në Prishtinë, u mbajt Veprimtaria Atdhetare me temën “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, e organizuar nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar – USHC, në bashkëpunim me organizatën “Shqiptaria”, Organizatat e Luftës në Kosovë dhe Familjet e Mëdha të Kosovës. Në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare morën pjesë përfaqësues të Shoqërisë Shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata, të cilët shprehën vullnetin e tyre të përbashkët për Bashkim Kombëtar Shqiptar. Moderatorja e veprimtarisë ishte Majlinda Shaqiri, ndërsa programi përfshiu pritjen e pjesëmarrësve, shpërndarjen e librit “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, diskutime, fjalime dhe... - [SALIHU: “JAM SHQIPTAR, JAM ITALIAN, JAM QYTETAR I BOTËS” – KANDIDON PËR KËSHILLIN RAJONAL TË VENETOS](https://medvegjasot.com/?p=5704): “Jam shqiptar, jam italian, jam qytetar i botës.” – me këto fjalë e nis mesazhin e tij kandidati për Këshillin Rajonal të Venetos, Muharrem Salihu, i cili garon nën siglën e UDC-së në zgjedhjet e 23 dhe 24 nëntorit. Në fjalën e tij, Salihu thekson rëndësinë e punës dhe përkushtimit si vlera që duhet të udhëheqin politikën: “Besoj në një politikë që njeh mundin, jo në atë që ua premton të tjerëve. Besoj në një politikë që çohet herët dhe punon. Kush ka ndërtuar me duart e veta, e di sa vlejnë gjërat e bëra mirë dhe me përkushtim.” Ai... - [LSHA DEGA KUKËS ORGANIZON EDICIONIN E PESTË TË FESTIVALIT TRADICIONAL “NË PREHËR TË GJALLICËS”](https://medvegjasot.com/?p=5696): LSHA Dega Kukës organizoi me sukses edicionin e pestë të festivalit tradicional letrar “Në prehër të Gjallicës”, ku morën pjesë mbi 90 poetë. Me vargjet dhe zërin e tyre, ata i dhanë Kukësit një atmosferë të ngrohtë vjeshtore, duke e mbushur qytetin me art dhe emocione. Një falënderim i veçantë shkon për presidentin e Eurosig, z. Kadri Morina, për mbështetjen dhe interesimin e treguar gjatë realizimit të këtij aktiviteti në qytetin tonë të vogël, por me zemër të madhe. Fituesit e këtij edicioni u shpallën: vendin e parë e mori Sulejman Dërmaku; vendin e dytë e fituan Imer Gllareva dhe... - [NË PRESHEVË U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE PËR PERSONALITETE DHE FIGURA ME VLERA KOMBËTARE](https://medvegjasot.com/?p=5688): Në datat 25 dhe 26 tetor, në Preshevë u zhvillua Konferenca Shkencore e organizuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë, me temën: “Personalitete dhe figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe viset e tjera shqiptare”. Ky aktivitet shkencor, që u zhvillua në një atmosferë të denjë akademike, kishte për qëllim promovimin e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare, duke evidentuar figurat e shquara të albanologjisë, etnoarkeologjisë, letërsisë, folklorit e kulturës nga të gjitha trevat shqiptare. Në konferencë morën pjesë studiues, akademikë dhe profesorë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.... - [VEPRIMTARI ATDHETARE ME TEMËN “BASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR” NË PRISHTINË](https://medvegjasot.com/?p=5678): Me datë 25 tetor 2025, në ora 12:00, në Institutin Albanologjik të Kosovës në Prishtinë, u mbajt Veprimtaria Atdhetare me temën “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, e organizuar nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar – USHC, në bashkëpunim me organizatën “Shqiptaria”, Organizatat e Luftës në Kosovë dhe Familjet e Mëdha të Kosovës. Në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare morën pjesë përfaqësues të Shoqërisë Shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata, të cilët shprehën vullnetin e tyre të përbashkët për Bashkim Kombëtar Shqiptar. Moderatorja e veprimtarisë ishte Majlinda Shaqiri, ndërsa programi përfshiu pritjen e pjesëmarrësve, shpërndarjen e librit “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, diskutime, fjalime dhe... - [PAMJE NGA PROTESTA NË TIRANË NË MBËSHTETJE TË KRERËVE TË UÇK-së](https://medvegjasot.com/?p=5663): Sot në Tiranë u mbajt një protestë madhështore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë. Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe nga Lugina e Preshevës, u bashkuan në kryeqytet duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së. Protestuesit kërkuan drejtësi për luftën çlirimtare dhe lirimin e menjëhershëm të të akuzuarve, duke theksuar se UÇK-ja përfaqësonte rezistencën e drejtë të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Në duar mbanin pankarta me mbishkrime si “Liria nuk gjykohet”, “Krenarë për UÇK-në” dhe “Drejtësi për heronjtë tanë”, ndërsa thirrjet “UÇK! UÇK!” jehonin... - [U PROMOVUA LIBRI I RI I POETES MAJLINDA SHAQIRI: “JU E DINI EMRIN TIM, POR NUK MË NJIHNI MUA”](https://medvegjasot.com/?p=5657): Sot, në ambientet e gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, u bë përurimi i librit më të ri të poetes medvegjase Majlinda (Linda) Shaqiri, me titullin domethënës “Ju e dini emrin tim, por nuk më njihni mua”. Ky promovim mblodhi dashamirë të shumtë të artit dhe letërsisë, të cilët përmes fjalës dhe prezencës së tyre përjetuan nga afër krijimtarinë e autores, e njohur për stilin e saj të veçantë poetik. Libri i ri i Shaqirit sjell një udhëtim shpirtëror dhe reflektues mbi identitetin, jetën dhe ndjeshmërinë njerëzore, duke e vendosur autoren edhe më fuqishëm në skenën letrare shqiptare. Për librin... - [KANDIDATËT PËR PRISHTINË – KUSH DO TA UDHËHEQË KRYEQYTETIN PAS 12 TETORIT?](https://medvegjasot.com/?p=5638): Pas shpalljes së kandidatëve, gara për postin e kryetarit të Prishtinës po hyn në fazën vendimtare. Katër emra të njohur të skenës politike kosovare do të kërkojnë besimin e qytetarëve për të drejtuar kryeqytetin. Perparim Rama (LDK – nr. 113), kryetar aktual i Prishtinës, garon për një mandat të dytë. Ai e bazon fushatën e tij në projektet e nisura dhe premtimin për vazhdimësi në zhvillimin urban, infrastrukturë dhe menaxhim të qëndrueshëm të qytetit. Uran Ismaili (PDK – nr. 191) vjen në këtë garë me një profil aktiv dhe energjik, duke premtuar qasje moderne në qeverisjen lokale. Përkrahësit e tij e... - [PRISHTINA DHE SHËNDETËSIA: KUALITET DHE KUJDES PËR QYTETARËT](https://medvegjasot.com/?p=5632): Poliklinika Shëndetësore Moderne në Prishtinë sjell shërbime diagnostike dhe specialistike pranë qytetarëve, duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me QKUK-në për hospitalizim të shpejtë dhe efikas. Kujdesi për fëmijërinë e hershme sigurohet nga ekipe multidisiplinare që përfshijnë psikologë klinikë, logopedë, punëtorë socialë dhe fizioterapeutë, të cilët mbështesin zhvillimin e shëndetshëm dhe harmonik të fëmijëve. Tashmë i dimë sfidat e Prishtinës, dhe më 12 tetor nis zgjidhja që shënon fillimin e një kapitulli të ri në kujdesin shëndetësor për qytetarët. 118 ✅ Jeta Statovci - [TRADITA E VESHJEVE FEMËRORE SHQIPTARE – RUGOVA, DUKAGJIN, MEDVEGJË DHE HASI](https://medvegjasot.com/?p=5615): Veshja e grave të Rugovës shndrit me ngjyra të gjalla dhe motive të lashta, ku çdo qëndisje bart një histori dhe shpirtin e traditës shqiptare. Veshja e grave të Dukagjinit dallon për kombinimin e ngjyrave të forta dhe stolitë e punuara me dorë, duke pasqyruar mjeshtërinë dhe trashëgiminë kulturore të brezave. Veshja e grave të Medvegjës ruan hijeshinë dhe finesën e secilit detaj, ku jeleku, përparësja dhe stolitë e argjendta shprehin identitetin dhe krenarinë e tyre. Veshja e grave të Hasit dallon për elegancën e qëndisjeve të pasura dhe ngjyrat harmonike që zbukurojnë këmishën e gjatë, duke reflektuar punën artizanale... - [MOS LEJIMI I MBAJTJES SË “DITËVE TË DIASPORËS” NË BANJË TË SIJARINËS 2025](https://medvegjasot.com/?p=5604): Në gusht të këtij viti nuk u lejua zhvillimi i takimit tradicional “Ditët e Diasporës” në Banjë të Sijarinës, një manifestim i organizuar nga Shoqata Humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër. Pavarësisht gatishmërisë së organizatorit për të mbuluar të gjitha shpenzimet dhe kërkesave të dërguara me kohë, pushteti lokal dhe menaxhmenti i SSR “Gejzer” refuzuan dhënien në përdorim të hapësirës dhe shërbimeve. Ky vendim pasqyron një praktikë të vazhdueshme të pengimit të jetës kulturore të komunitetit shqiptar në Medvegjë, ku institucionet lokale shpesh deklarohen “jo-kompetente” për aktivitete shqiptare, ndërkohë që organizohen manifestime të tjera me pjesëmarrje masive, Transmeton MEDVEGJASOT.com Kjo... - [PROTESTA STUDENTORE ’97 – ZËRI QË NISI RRUGËN PËR PAVARËSI ](https://medvegjasot.com/?p=5595): Më 1 tetor 1997, rrugët e Prishtinës u mbushën me mijëra studentë dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës, të cilët kërkonin të drejtën e tyre themelore: rikthimin në objektet universitare nga të cilat ishin dëbuar në fillim të viteve ’90. Kjo protestë, e organizuar nga Lëvizja Studentore, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës paqësore në Kosovë dhe një akt që i dha shpirt platformës për çlirim e shtet të pavarur. Në fillim të dekadës së fundit të shekullit XX, regjimi i Slobodan Millosheviqit vendosi masa të dhunshme në Kosovë, duke dëbuar me forcë studentët dhe profesorët shqiptarë... - [RRAHIM TERNAVA – KANDIDAT PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË FUSHË KOSOVËS](https://medvegjasot.com/?p=5590): Rrahim Ternava, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës me numrin 191, ka prezantuar programin e tij zgjedhor duke u zotuar për një sërë projektesh të mëdha zhvillimore. Në mesin e tyre, ai ka paralajmëruar ndërtimin e sheshit më të madh në Kosovë, me gjatësi prej 1 kilometri e 340 metrash, që do të shtrihet nga rrethi deri në dalje të Fushë-Kosovës, i cili sipas tij do t’i japë qytetit një identitet të ri dhe modern. Programi i Tënavës përfshin zhvillimin e infrastrukturës moderne, përmirësimin e cilësisë së arsimit, shëndetësisë së sigurt, si... - [GANI VESELI – 15 VITE PUNË HUMANITARE PËR FUSHË KOSOVËN DHE KOSOVËN](https://medvegjasot.com/?p=5579): Gani Veseli, themelues i Kryqit të Kuq në Fushë Kosovë në vitin 1998, ka dhënë mbi 15 vite punë vullnetare dhe humanitare, duke mbështetur qytetarët e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente. Ai ka bashkëpunuar ngushtë me organizata nga Skandinavia, si “Eriks Hjälpen” dhe “Human Bridge” nga Suedia, për të siguruar ndihma që kanë arritur tek njerëzit në nevojë. Në Fushë Kosovë, Veseli ka ndërtuar mbi 300 shtëpi për familje në nevojë, ka rehabilituar nënkalimin në fshatin Lismir, dhe ka ndihmuar në përfundimin e objektit të Kryqit të Kuq komunal. Ai ka ofruar një autoambulancë për QKMF-në, ka organizuar... - [SHPEND AVDILI, KANDIDATI I LDK-së PËR ASAMBLENË KOMUNALE TË PRISHTINËS: ZËRI I QYTETARIT DHE VIZIONI PËR NJË KRYEQYTET MODERN](https://medvegjasot.com/?p=5570): Shpend Avdili, kandidati me numër 37 për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njihet si një aktivist i përkushtuar dhe Rugovist i vërtetë. Ai është magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit në kabinetin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Në garën e 12 tetorit, Avdili premton të jetë zëri i fuqishëm i qytetarit në Asamblenë Komunale, duke u angazhuar për një Prishtinë të pastër, të gjelbër dhe me infrastrukturë moderne. Ai shpalos vizionin e tij për: Një nga prioritetet kryesore të Avdilit është barazia për secilin qytetar, siguria për të gjithë, dhe kujdesi... - [ENVER REDENICA – ZË I QYTETARËVE, ZË I PRISHTINËS](https://medvegjasot.com/?p=5563): Ka njerëz për të cilët nuk flitet shumë, jo pse nuk kanë bërë mjaft, por pse kurrë nuk kanë folur për veten. Një ndër ta është Enver Redenica, djaloshi i dikurshëm që në vitet e rënda të okupimit u barrikadua në anën e duhur të historisë. Me prejardhje nga një familje nacionaliste, të përndjekur nga regjimi jugosllav, Enveri trashëgoi një rrugë ku dashuria për atdheun ishte mbi gjithçka. Xhaxhai i tij, Rrahimi, luftoi në frontin e Mbrojtjes Kombëtare kundër ripushtimit jugosllav dhe u detyrua të emigronte pas luftës, duke lënë pas një amanet të pashuar për lirinë dhe bashkimin kombëtar. Familja... - [SIMPOZIUMI I 14-të DHE PERURIMI I VEPRAVE TË TRINGA BERISHA DHE RESHAT SAHITAJ](https://medvegjasot.com/?p=5554): Më 24 shtator 2025, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u mbajt një ngjarje e veçantë kulturore, ku u ndërthurën arti i fjalës poetike dhe muzika shqipe. Në këtë manifestim morën pjesë ikonat e këngës shqipe Mihrije Braha dhe Naim Abazi, të cilët i dhanë një frymë të ngrohtë mbrëmjes letrare. U bë gjithashtu përurimi i librit poetik “Një copë shpirti”, të autores së re Tringa Berisha. Për veprën folën redaktori Lan Qyqalla dhe recenzenti Reshat Sahitaj, të cilët vlerësuan thellësinë dhe ndjeshmërinë poetike të autores. Libri është botuar nga SHB Press Liberty. Urime dhe suksese të mëtejshme poetes së re Tringa Berisha! Transmeton MEDVEGJEASOT. com - [PËR HERË TË PARË, VESHJET TRADICIONALE SHQIPTARE NË OKTOBERFEST TË MYNIHUT](https://medvegjasot.com/?p=5545): Në parakalimin e famshëm të Oktoberfest në Mynih – një nga festivalet më të mëdha e më të njohura në botë – u shfaqën për herë të parë veshjet tradicionale shqiptare. Anëtarë të komunitetit shqiptar, të organizuar nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me kostume kombëtare dhe simbole shqiptare, duke prezantuar kulturën dhe traditën e tyre në një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare. Ndër to, u prezantua me krenari edhe veshja tradicionale nga rajoni i Medvegjës, si dëshmi e gjallë e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar që ruhet me përkushtim brez pas brezi. Ky paraqitje unike ngjalli interesim dhe duartrokitje nga... - [VILDANE LATIFI – ZËRI I BREZIT TË RI PËR FUSHË KOSOVËN](https://medvegjasot.com/?p=5538): Vildane Latifi, me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe që jeton në Fushë Kosovë që nga viti 2000, përfaqëson një brez të ri të politikës lokale që sjell përvojë, energji dhe vizion. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Fushë Kosovë, ndërsa studimet universitare i ka kryer bachelor dhe master në Letërsi Shqipe pranë Universitetit të Prishtinës. Ajo gjithashtu është trajnuar nga institute prestigjioze ndërkombëtare si IRI dhe NDI në fushën e lidershipit dhe politikave publike. Përvoja e saj profesionale përfshin punën në Telekomin e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës brenda Grupit Parlamentar të AAK-së, si dhe në... - [EKONOMISTE, GAZETARE DHE PËRFAQËSUESE E DENJË – VOTO ARBENITA MURSELI HAXHOLLI](https://medvegjasot.com/?p=5522): Arbenita Murseli Haxholli është kandidate për Kuvend Komunal të Prishtinës, nga subjekti “Lidhja e Prishtinës”. Arbenita me prejardhje është nga Medvegja, e lindur dhe e rritur në Prishtinë. Me profesion është ekonomiste dhe gazetare. Aktualisht punon në bankë dhe ka përvojë të gjatë në financa. Në mandatin e kaluar, Arbenita ka qenë asambleistja grua më e votuar e listës. Ajo kandidon sërish për të shërbyer në të mirë të qytetarëve, duke qenë zëri i tyre i fuqishëm dhe udhërrëfyesja në zgjidhjen e problematikave të përditshme me të cilat ballafaqohen banorët e Prishtinës. Kuvendit të Prishtinës i duhet një profesioniste që,... - [ARSIM MUHARREMI – ZËRI I QYTETARËVE NË ASAMBLENË E FUSHË KOSOVËS](https://medvegjasot.com/?p=5515): Arsim Muharremi – Kandidat për Asamblenë Komunale në Fushë Kosovë me numër 20 në listën e Vetëvendosjes. I diplomuar në Menaxhment dhe Informatikë, me prejardhje nga Medvegja. Me përvojë të madhe në menaxhim dhe afarizëm, i përkushtuar të punojë me ndershmëri dhe përgjegjësi për komunitetin. Me Arsimin, qytetarët e Fushë Kosovës do të kenë gjithmonë zërin e tyre në Asamble. - [NEXHMIJE GJEMA – GUXIM, ENERGJI DHE PËRKUSHTIM PËR QYTETIN DHE KOSOVËN](https://medvegjasot.com/?p=5509): Nexhmije Gjema, e njohur si “Nexha Gjema”, është arkitekte, autore, producente dhe moderatore televizive, e dalluar për guximin për të thyer tabu dhe energjinë që i jep çdo projekti. Prej gati dy dekadash ka krijuar formate që kanë ndikuar në ndryshimin e mentaliteteve: me “Beso në Mua” angazhoi për herë të parë gra në arkitekturë për publikun kosovar, ndërsa me “TABU me Nexhën” hapi debate mbi çështje kulturore e sociale të ndjeshme. Ka jetuar dhe punuar mbi dy dekada në Angli e Holandë, ku fitoi nënshtetësinë britanike, por u kthye në Kosovë duke sjellë përvojën ndërkombëtare dhe një ndjeshmëri të... - [MBËSHTETJE PËR BEKIM SALIHU, ARKITEKTIN DHE KANDIDATIN E LDK-SË PËR ASAMBLENË KOMUNALE NË FUSHË KOSOVË](https://medvegjasot.com/?p=5500): Të dashur miq dhe bashkëqytetarë, Nga Muharrem Salihu Sot kam nderin të flas për kushëririn tim,Bekim Salihu, një arkitekt të shkëlqyer dhe një kandidat me numrin 18 në radhët e LDK-së për Asamblenë Komunale në Fushë Kosovë. Bekimi është një muhaxhir i ri që ka sjellë me vete një frymë të re dhe një vizion të qartë për zhvillimin e komunitetit tonë. Si një djalosh nga Medvegja, Bekimi e kupton thellësisht rëndësinë e identitetit tonë kombëtar dhe sfidat që na shoqërojnë. Ai është një gjurmë e freskët e tkurrjes tonë, i cili është i përkushtuar për të ndihmuar në ndërtimin... - [REFERENDUMI HISTORIK I 1–2 MARSIT 1992 – SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS SHPREHIN VULLNETIN POLITIK PËR AUTONOMI DHE BASHKIM ME KOSOVËN](https://medvegjasot.com/?p=5493): Para 30 vitesh, shqiptarët e Luginës së Preshevës, në rrethana të jashtëzakonshme dhe në vigjilje të shkatërrimit të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ndërmorën hapin më të rëndësishëm politik të historisë së tyre moderne: organizimin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992. Ky Referendum u shndërrua në gur themeli të organizimit të shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, duke u bërë dokumenti politik më i rëndësishëm i kësaj krahine. Popullata shqiptare u deklarua për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, duke i dhënë kështu një mesazh të qartë Serbisë, rajonit dhe bashkësisë ndërkombëtare. Iniciativa për... - [BANJA E SIARINËS – THESAR I NATYRËS, SHËNDETIT, KULTURËS DHE DIASPORËS](https://medvegjasot.com/?p=5478): Banja e Siarinës është një ndër destinacionet më të njohura dhe më të çmuara të komunës së Medvegjës dhe të mbarë trevës shqiptare. E vendosur në kryqëzimin strategjik të rrugës Prishtinë – Leskoc, pranë shtretërve të lumenjve të Banjës dhe Jabllanicës, ajo shtrihet rrëzë maleve të Gollakut, vetëm 65 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës. Pozita e saj gjeografike e bën lehtësisht të qasshme, ndërsa natyra përreth e shndërron në një mrekulli të rrallë që i fton vizitorët të përjetojnë qetësi, shëndet dhe bukuri të papërsëritshme. Ky vendbanim kufizohet në veri dhe lindje me fshatin Siarinë, në jug me Sfircën dhe... - [ZENEL HAJDINI – DRITA QË NUK SHUHET](https://medvegjasot.com/?p=5472): Historia e një kombi shkruhet me gjak, me dije dhe me ëndrra. Zenel Hajdini është një prej atyre emrave që bashkon të trija këto shtylla: mësues i dijes, ëndërrimtar i lirisë dhe shembull i sakrificës. Ai nuk u mjaftua të ndriçonte vetëm rrugën e tij, por hapi shtigje edhe për bashkëfshatarët e tij, duke i udhëzuar drejt shkollimit e dijes. Nga kjo rrugë lindën figura të mëdha si akademiku i shquar Idriz Ajeti dhe profesori i gjeografisë Zeqir Bajrami, që vijuan misionin e tij në Medresën e Shkupit. Zeneli e kishte të qartë: pa dije nuk ka komb. Ai ëndërronte... - [VELI DEDI – HERO I POPULLIT DHE TRIM I ANTI-FASHIZMIT, SHEMBULL I PËRKUSHTIMIT DHE ATDHETARISË](https://medvegjasot.com/?p=5466): Veli Dedi lindi më 5 prill 1912 në fshatin Dediq, lagjen e Medvegjës. Stërgjyshërit dhe gjyshërit e tij morën pjesë në shumë luftëra para, gjatë dhe pas Lidhjes së Prizrenit, duke u angazhuar në mbrojtjen e trojeve stërgjyshore shqiptare. Veli Dedi mbeti pa baba që në moshën katërvjeçare, një humbje që la një zbrazëti të thellë në shpirtin e tij, të cilën përpiqej ta kompensonte përmes dashurisë ndaj vendlindjes dhe kombit të tij. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Leskovc dhe Beograd, ku iu propozua të vazhdonte shkollën ushtarake, por refuzoi për të ndjekur rrugën e... - [FLORIM RUSHITI “KINGJI” – HEROI I PAVDEKSHËM I KOMBIT](https://medvegjasot.com/?p=5460): Lavdi të përjetshme u qoftë të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Ndër ta, një vend të veçantë zë dëshmori i kombit, Florim Rr. Rushiti, i njohur me nofkën “Kingji”, i cili u lind në vitin 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës. Rrugëtimi i tij jetësor ishte i mbushur me ëndrra të pastra rinore, me ndjenja të thella atdhetarie dhe me një ideal të vetëm: lirinë e trojeve shqiptare. Që nga vegjëlia, Florimi u rrit në një familje të ndershme e punëtore, ku edukata, dashuria për vendin dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj kombit ishin themeli i çdo gjëje.... - [HISTORIKU I XHAMISË SË HOGOSHTIT DHE IMAMËVE TË SAJ (1750–2025) ](https://medvegjasot.com/?p=5454): Ky libër monografik sjell një pasqyrë të plotë të historikut të Xhamisë së Hogoshtit dhe veprimtarisë së imamëve të saj gjatë një periudhe mbi dy shekullore. Duke u mbështetur në dokumente, fotografi, dëshmi dhe kujtime të shumta, autori Xhemush H. Biçku, imam i kësaj xhamie për tri dekada, e paraqet këtë vepër si një trashëgimi shpirtërore, kulturore dhe kombëtare me vlerë të veçantë. Imamët e Hogoshtit, ndër breza, kanë qenë bartës të diturisë, mbrojtës të identitetit tonë dhe udhërrëfyes të palodhur shpirtërorë. Ata kanë kultivuar dashurinë për Zotin, fenë dhe atdheun, duke ruajtur traditat e gjalla dhe duke u përballur... - [MUHARREM SALIHU – BIOGRAFI ANALITIKE: NGA DËSHMITAR I PASIVIZIMIT TEK VIZIONAR I ZHVILLIMIT NË LUGINËN E PRESHEVËS](https://medvegjasot.com/?p=5435): Muharrem Salihu është një nga figurat më të spikatura të shqiptarëve të Medvegjës, një emër që lidhet ngushtë me rezistencën ndaj pasivizimit administrativ dhe me përpjekjet për zhvillim ekonomik dhe social në Luginën e Preshevës. Ai përfaqëson një model të rrallë të bashkimit të tri dimensioneve: politikës, shoqërisë civile dhe ekonomisë, duke e bërë veprimtarinë e tij një shembull të qëndrueshmërisë kombëtare dhe vizionit strategjik. Lindur dhe rritur në Tupallë të Medvegjës, një fshat që për dekada ka kultivuar burrat punëtorë, arsimdashës dhe atdhetarë, Salihu u rrit në një ambient që e frymëzonte përkushtimin ndaj komunitetit dhe rëndësinë e edukimit.... - [LIBRI I RI NGA AUTORJA MAJLINDA ZEQIRI SHAQIRI – LINDA -  JU E DINI EMRIN TIM, POR NUK MË NJIHNI MUA](https://medvegjasot.com/?p=5423): Ky libër nuk është thjesht një koleksion poezish. Ai është një udhëtim në botën e brendshme të njeriut, një ftesë për të parë përtej maskave dhe emrave që na vendosen nga të tjerët. Emrat janë vetëm shenja; ajo që vërtet na përshkruan fshihet në heshtje, në dridhjet e vogla të shpirtit, në ndjenjat që rrjedhin pa zë dhe në universin e të panjohurës që bart secili prej nesh. Në këto faqe takohen njerëzit që duken, por nuk shihen; ata që ecin në jetë si hije, duke bartur brenda një botë të tërë ndjenjash të fshehura. Poezitë e Majlinda Linda Zeqiri-Shaqiri... - [IDRIZ AJETI – ARKITEKTI I GJUHËS SHQIPE NË KOSOVË (1917 – 2019)](https://medvegjasot.com/?p=5413): Figura e Idriz Ajetit është gurthemeli mbi të cilin u ndërtua shkenca e gjuhës shqipe në Kosovë. Ai ishte gjuhëtari që e lidhi traditën me shkencën moderne, profesori që edukoi breza të tërë, dhe akademiku që me vizionin e tij ngriti institucionet më të rëndësishme të jetës shkencore e kombëtare. Lindi në Tupallë të Medvegjës, më 26 qershor 1917. Shkollën fillore e kreu në Siarinë, gjimnazin në Shkup dhe studimet universitare në Zagreb e Beograd, ku mbrojti doktoratën më 1958 me një studim themelor mbi të folmen gege të Zarës. Prej gjimnazit të Prishtinës e deri në Universitetin e Prishtinës,... - [HAMDI HALIMI – MËSUES I MIRËNJOHUR, FALËNDERUES DHE FISNIK](https://medvegjasot.com/?p=5401): Hamdi Halimi mbetet shembull i rrallë i mësuesit veprimtar, humanitar e të respektuar. Me bujarinë dhe përkushtimin e tij, ai nuk dha vetëm dije, por edhe frymëzim, dashuri e mirënjohje për çdo nxënës dhe bashkëkohës. Emri i tij është mirënjohje e gjallë dhe kujtim i çmuar për brezat, – transmeton MEDVEGJASOT.com “Të nderuar familjarë, shokë, kolegë e ju gjithë miqësia ime e respektuar, përzemërsisht ju jam mirënjohës dhe falënderues për vlersimet  dhe komentet tuaja. Paqi shëndet e mbarësi në familjet tuaja! Një falënderim shumë i veçantë i dedikohet Portalit Medvegja Sot nën menagjimin  e poetit , atdhetarit dhe veprimtarit të pashoq zotëri... - [JETA DHE KONTRIBUTI I PISHTARESHËS SË ARSIMIT SHQIPTAR NGA BANJA E SIARINËS](https://medvegjasot.com/?p=5392): Historia e arsimit shqiptar është e mbushur me figura të ndritura që lanë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e kombit tonë. Në mesin e tyre, qëndron me madhështi edhe mësuesja Aza Ferati Hajdari, një emër që lidhet ngushtë me përhapjen e diturisë, luftën kundër analfabetizmit dhe emancipimin e vajzave shqiptare në Medvegjë. Rruga e saj nuk ishte e lehtë, por e mbushur me sakrifica, vendosmëri dhe dashuri për nxënësit. Ky shkrim është një përpjekje për ta sjellë jetën dhe veprën e saj në kujtesën e gjallë të brezave të sotëm e të ardhshëm. Jeta dhe Veprimtaria Mësuesja Aza lindi më... - [“KU JANË MË TË DASHURIT TANË?” – ZËRI I FAMILJEVE TË TË ZHDUKURVE U DËGJUA NË GJENEVË](https://medvegjasot.com/?p=5360): Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, mërgata shqiptare ngriti zërin pranë OKB-së Gjenevë, 30–31 gusht 2025 – Me një pyetje të vetme, “Ku janë më të dashurit tanë?”, familjarë të të zhdukurve, bashkëatdhetarë dhe përfaqësues institucionesh nga Kosova e diaspora shqiptare në Zvicër, u mblodhën në Gjenevë për të kërkuar drejtësi dhe të vërtetën e shumëpritur për fatin e të zhdukurve. Aktivitetet dyditore përfshinë një marsh sensibilizues, vizitë në Kopshtin e të Zhdukurve, një ekspozitë arti dhe një konferencë ndërkombëtare. Mesazhi i tyre ishte i qartë: e vërteta nuk mund të fshihet dhe drejtësia nuk mund të vonohet pafundësisht. Në emër të organizatorëve u shpreh mirënjohje për... - [BAFTI KRASNIQI – MËSUESI I POPULLIT NË MEDVEGJË](https://medvegjasot.com/?p=5354): Historia e arsimit shqip në Medvegjë është e lidhur ngushtë me emrat e atyre burrave dhe grave që sakrifikuan jetën, dinjitetin e qetësinë personale për hir të gjuhës dhe kombit. Ndër ta, emri i Bafti Krasniqit zë një vend të veçantë. Ai lindi në vitin 1937 në fshatin Gërbac, në një kohë kur mësimi shqip nuk ishte vetëm një e drejtë, por edhe një sfidë politike e shoqërore. Mësuesit shqiptarë përballeshin me represion, me kufizime të mëdha, me kërcënime e ndëshkime. Por, për Bafti Krasniqin, misioni i arsimit shqip nuk ishte vetëm detyrë profesionale, por besë, betim dhe ideal jetësor.... - [VESHJA TRADICIONALE – ZË I GJALLË I SHPIRTIT DHE IDENTITETIT SHQIPTAR NË MEDVEGJË](https://medvegjasot.com/?p=5345): Veshja tradicionale e grave shqiptare nga treva e Medvegjës nuk është vetëm një krijim estetik apo një shfaqje e bukurisë së jashtme. Ajo është një pasqyrë e shpirtit të popullit, një dëshmi e historisë, një mburojë e identitetit dhe një manifestim i krenarisë kombëtare. Përmes fijeve të endura, ngjyrave të zgjedhura me kujdes dhe ornamenteve të pasura me simbolikë, ruhet një botë e tërë ku ndërthuren besimet, zakonet, mënyra e jetesës dhe aspiratat shekullore të shqiptarëve të kësaj ane. Në fshatrat e Medvegjës, veshja nuk ishte thjesht një nevojë e përditshme, por një gjuhë e heshtur komunikimi: ajo tregonte moshën,... - [MBËSHTETJE PËR NXËNËSIT SHQIPTARË TË MEDVEGJËS: TEKSTE DHE ÇANTA](https://medvegjasot.com/?p=5338): Medvegja ishte stacioni i radhës në shpërndarjen e teksteve mësimore dhe çantave për nxënësit shqiptar, një iniciativë e mundësuar falë financimit dhe mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar. Enkel Rexhepi, kryetar i KKSH, bëri të ditur në Facebook se kjo është një nga masat për të siguruar që nxënësit shqiptar të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në hapësirat mbarë shqiptare. Kjo nismë vazhdon angazhimin për arsim cilësor dhe për mbështetjen e nxënësve në çdo trevë ku jetojnë komunitetet shqiptare. Transmeton: MEDVEGJASOT.com - [“FESTA E PLISIT TË BARDHË – JEHONË KOMBËTARE NË KALANË E KRUJËS”](https://medvegjasot.com/?p=5321): Në kalanë historike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, më 31 gusht 2025, u zhvillua një manifestim madhështor i shënuar si “Festa e Plisit të Bardhë”. Ky aktivitet mblodhi bashkë qytetarë, shoqata e grupe artistike nga të gjitha trojet etnike të Gadishullit Ilirik, duke e kthyer festën në një simbol të unitetit dhe krenarisë kombëtare. Përveç programit artistik dhe pjesëmarrjes masive, u nënshkrua edhe kërkesa-referendare për shpalljen e Plisit të Bardhë si vlerë dhe pasuri kombëtare e ndërkombëtare, Më 31 Tetor 2025, nga të gjitha trevat shqiptare, plisbardhët u mblodhën në kalanë e Krujës për të festuar dhe për të mbështetur... - [HAVA BEKTESHI – QIFTELIA QË PREKU ZEMRËN E HAMBURGUT](https://medvegjasot.com/?p=5314): Prezantimi i qiftelisë në sallën madhështore të Elbphilharmonie në Hamburg bëri jehonë të madhe në mediat gjermane, duke hapur një kapitull të ri suksesi për muzikanten shqiptare Hava Bekteshi. Ky moment u shndërrua në një urë lidhëse mes traditës shqiptare dhe artit muzikor ndërkombëtar, duke e bërë qiftelinë – simbol të identitetit kombëtar – pjesë të skenës më prestigjioze të Gjermanisë. Më 25 maj 2019, në Elbphilharmonie të Hamburgut, për herë të parë në histori tingujt e qiftelisë u dëgjuan në sallën e madhe me këngën shqipe “Tingëllon Teli i Çiftelisë”, përpara një publiku prej 2100 vetash. Performanca u prit me duartrokitje të fuqishme dhe mori... - [PREZANTIMI I VESHJES TRADICIONALE NGA RAJONI I MEDVEGJËS: NJË ANALIZË KRITIKE DHE KULTURORE](https://medvegjasot.com/?p=5312): Kur fillova me këtë iniciativë, që në themel kishte synimin për të prezantuar veshjet tradicionale të grave nga rajoni i Medvegjës, përballja me skeptikët ishte e pashmangshme. Disa kritikuan madhështinë e prezantimit dhe theksin e veçantë që i jepej detajeve të veshjes, duke e konsideruar të tepruar për kontekstin lokal. Megjithatë, koha ka dëshmuar se kjo qasje nuk ishte vetëm e justifikuar, por edhe vizionare. Sot, ajo që filloi si një prezantim modest është bërë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe një element i njohur dhe i kërkuar në shumë familje shqiptare. Manifestimet kulturore dhe aktivitetet e tjera që promovojnë këtë... - [SHOQATA HUMANITARE «MEDVEGJA» NË ZVICËR – HISTORIKU, VEPRIMTARIA DHE VLERËSIMI I SAJ](https://medvegjasot.com/?p=5309): Hyrje Shoqata Humanitare «Medvegja» në Zvicër (SHHMZ) përbën një nga organizimet më të qëndrueshme të mërgatës shqiptare në Zvicër, e cila ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në mbështetjen e Medvegjës dhe trevave të tjera shqiptare. Për më shumë se tre dekada, kjo shoqatë ka qenë urë lidhëse midis mërgatës dhe vendlindjes, duke kontribuar në fusha të shumta: arsim, kulturë, shëndetësi, humanizëm dhe promovim të vlerave kombëtare. 1. Themelimi dhe legalizimi (1980–1990) 2. Roli dhe veprimtaria (1990–2022) Shoqata veproi në kontinuitet me kryesi të rregullta dhe struktura ndihmëse si: Fushat e kontributit të saj përfshijnë: Shoqata ka organizuar tradicionalisht dy festa... - [PASIVIZIMI I ADRESAVE NË MEDVEGJË – NJË PROCES I QËLLIMSHËM I SPASRTIMIT ADMINISTRATIV](https://medvegjasot.com/?p=5294): Që 13 vite me radhë, shqiptarët e Medvegjës përballen me një fenomen dramatik: pasivizimin dhe fshirjen e adresave të tyre nga regjistrat civilë. Ky proces, i kryer nën justifikime administrative, në fakt ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta politike, sociale e kombëtare. Sot, mbi 90% e shqiptarëve të Medvegjës figurojnë të fshirë apo të pasivizuar nga adresat e tyre të banimit, duke humbur kështu të drejtat themelore qytetare. Gjatë këtyre viteve janë bërë përpjekje të shumta: takime me institucione vendore e ndërkombëtare, publikime me dëshmi e fotografi, shkrime me lot e dhimbje për të sensibilizuar opinionin publik. Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve,... - [RIJA HASHANI – INFERMIERE E DEVOTSHME DHE SHKRIMTARE E ANGAZHUAR](https://medvegjasot.com/?p=5286): Rija Hashani zë një vend të veçantë ndër personalitetet e Mirashit, duke u bërë shembull i përkushtimit në shëndetësi dhe në kulturë. Prej 12 vitesh ajo shërben me devotshmëri në Klinikën Infektive në Prishtinë, ku vazhdon të jetë në ballë të misionit human, duke i qëndruar pranë pacientëve në momentet më të vështira. Gjatë pandemisë së virusit COVID-19, ajo u gjend në vijën e parë të frontit, ballë për ballë me rrezikun, duke shpëtuar jetë njerëzish çdo ditë e çdo orë. Përkushtimi i saj ishte aq i madh sa edhe vetë u prek nga virusi, por me qëndresë dhe forcë arriti ta... - [KUJTESA QË NUK SHUHET – “BOJNIKËT NËPËR SHEKUJ”](https://medvegjasot.com/?p=5281): Në një kohë kur historia jonë rrezikon të humbasë mes pluhurit të harresës dhe shtrembërimeve të të huajve, çdo libër që i shërben së vërtetës është një gur i çmuar në themelin e identitetit kombëtar. Monografia “Bojnikët nëpër shekuj” e autorit Emrush Abaz Osmani është një thirrje e fuqishme për të ruajtur kujtesën, për të dokumentuar rrënjët dhe për të mos lejuar që brezat e ardhshëm të rriten të shkëputur nga e kaluara. Dy fjalë për librin “Bojnikët nëpër shekuj” të autorit Emrush Abaz Osmani Historia ka dëshmuar ndër shekuj se puna më e vështirë e njeriut është të njohë... - [Njerëzit pozitivë dhe negativë – kush po e mban gjallë shoqërinë?](https://medvegjasot.com/?p=5275): Si mund të heshtë dikush përballë padrejtësive që po ndodhin çdo ditë ndaj shqiptarëve të Medvegjës? Si mund të mos marrë pjesë as në një protestë, 29 Tetor 2023 – Prishtinë – Kuvendi Kombëtar Shqiptar – 12 Gusht 2024 – Bujanoc – KKSH – 12 Gusht 2024 – Preshevë – KKSH – 03 Nëntor 2024 – Medvegjë – KKSH, as në një aktivitet kulturor, sportiv apo kombëtar që synon bashkimin, informimin dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar të organizuar – SHHMZ. Nuk e kemi parë as në manifestime si 1 Maji në fshatin Tupallë, as në festën e diasporë në... - [PASIVIZIMI NË MEDVEGJË – STRATEGJIA E HESHTUR E ZHDUKJES SË SHQIPTARËVE NGA TROJET E TYRE](https://medvegjasot.com/?p=5270): Medvegja, njëra nga tre komunat shqiptare në Luginën e Preshevës, ka qenë historikisht pjesë e pandashme e trojeve etnike shqiptare. Me fshatra të lashta, kulturë dhe tradita të pasura, kjo trevë ka lindur figura të shquara të arsimit, kulturës dhe rezistencës kombëtare. Por që nga përfundimi i luftërave në Kosovë dhe ndryshimet gjeopolitike në rajon, ajo është bërë skena e një procesi të heshtur, por tepër të rrezikshëm – pasivizimit administrativ të shqiptarëve. Çfarë është pasivizimi? Pasivizimi është një praktikë administrative e autoriteteve serbe, përmes së cilës qytetarëve shqiptarë të Medvegjës (dhe pjesërisht edhe të Preshevës e Bujanocit) u hiqet... - [“ODA E DUKATIT” – VENDTAKIMI I ZEMRAVE SHQIPTARE NGA MEDVEGJA](https://medvegjasot.com/?p=5266): Mbrëmjen e 3 janarit 2024, “Oda e Dukatit” në Fushë Kosovë, e udhëhequr me dashuri për traditën nga pronari Asllan Arifi, u mbush me zëra, tinguj e emocione që vijnë nga thellësia e shpirtit shqiptar. Aty, bashkatdhetarët nga Medvegja u mblodhën për të çmallur njëri-tjetrin, për të ndjerë për pak orë aromën e odave të vjetra shqiptare – atyre dhomave ku burrat ulen këmbëkryq rreth sofrës, ku fjala është e rëndë si guri dhe kënga shpërthen e pastër nga tingujt e çiftelisë. Në atë mbrëmje, oda nuk ishte thjesht një vendtakim. Ajo u bë një urë mes së shkuarës dhe... - [ODA E GËRBACIT NË MIRADI TË ULËT - NJË MUZE QË MBAN GJALLË SHPIRTIN E TRADITËS](https://medvegjasot.com/?p=5263): Në Miradi të Ulët të Fushë-Kosovës, aty ku frymon ende gjurmë e zakoneve të lashta shqiptare, qëndron një thesar i veçantë kulturor – Oda e Gërbacit. Ajo nuk është thjesht një dhomë e mbushur me orendi e objekte të vjetra, por një muze i gjallë, ku historia dhe tradita bashkëjetojnë me ditët tona. Këtë pasuri e ka ngritur dhe e ruan me përkushtim Hyzer Beka, një njeri që i ka kushtuar jetën trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të kombit. Me shumë dashuri ai ka mbledhur për dekada të tëra armë të vjetra, vegla pune, veshje popullore, fotografi, instrumente muzikore dhe dhjetëra... - [JU NGJATË JETA NGA ODA E BABËS NË SIARINË TË MEDVEGJËS – NJË VATËR E GJALLË E TRADITËS SHQIPTARE](https://medvegjasot.com/?p=5260): Në zemër të fshatit Siarinë të Medvegjës, ku frymon ende shpirt i lashtë shqiptar, gjendet një vend që nuk është thjesht një hapësirë e zakonshme, por një vatër e shenjtë e kulturës e trashëgimisë sonë kombëtare – Oda e Babës. Kjo odë, nën përkujdesjen e pronarit dhe mikpritësit të saj, Selim Zeka, ka marrë kuptimin e plotë të një shkolle jete, një muzeu të gjallë dhe një shtëpie të hapur për të gjithë ata që e duan dhe e respektojnë kulturën shqiptare. Tradita shqiptare e odës është ndër më të vjetrat dhe më fisniket. Në to janë marrë vendime të... - [HYSI – ZËRI QË PREKU ZEMRAT ME “TY MEDVEGJË”](https://medvegjasot.com/?p=5253): Nga fëmijëria në Prishtinë, te skena e madhe dhe dashuria për vendlindjen Me vargjet plot mallëngjim “E kujtoj me mallëngjim çdo rrugicë të qytetit tim”, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Hyzri Hasani, i njohur për publikun si Hysi, ka prekur zemrat e qindra bashkatdhetarëve që jetojnë larg vendlindjes. Kënga “Ty Medvegjë” është më shumë se një projekt muzikor – është një thirrje shpirtërore për kujtesën, dashurinë dhe lidhjen e pashkëputshme me tokën ku ke lindur e je rritur. Rrënjët dhe fillimet Hysi ka lindur dhe jeton në Prishtinë, por lidhja e tij me Medvegjën është e ngulitur thellë në shpirtin e tij dhe në... ## Pages - [Privacy Policy](https://medvegjasot.com/?page_id=2054): Privacy Policy Last updated: August 15, 2024 This Privacy Policy describes Our policies and procedures on the collection, use and disclosure of Your information when You use the Service and tells You about Your privacy rights and how the law protects You. We use Your Personal data to provide and improve the Service. By using the Service, You agree to the collection and use of information in accordance with this Privacy Policy. This Privacy Policy has been created with the help of the Privacy Policy Generator. Interpretation and Definitions Interpretation The words of which the initial letter is capitalized have... - [Impressum](https://medvegjasot.com/?page_id=2048): Gazeta online Medvegja Sot është themeluar në vitin 2015. MS ka për qëllim gazetarinë hulumtuese të bazuar në argumente. Ky website menaxhohet nga Medvegja Sot. Të gjitha materialet janë të mbrojtura me të drejta autoriale dhe nuk mund të kopjohen, ripublikohen, riprodhohen ose të transmetohen, pa lejen paraprake të MS . Shfrytëzimi i materialeve nga mediat tjera pa lejen paraprake konsiderohet shkelje e drejtave autoriale dhe sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi. - [Kontakti](https://medvegjasot.com/?page_id=1894) [comment]: # (Generated by Hostinger Tools Plugin)